Futboll Seria A Sport

Serie A, Napoli bën një kërkesë të veçantë në garën e titullit

Nuk ka ndërmend t’i lërë asgjë rastësisë, Napoli, i rikthyer në garë për titullin, pas fitores kundër Juventus në Torino. Titulli kampion në Serie A do to vendosen në 360 minutat e fundit, në katër javët që kanë mbetur.

Duke parë rëndësinë e asaj për të cilën luhet, presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis ka kërkuar që ndeshjet e mbetura të Juventus dhe Napoli të luhen të në të njëjtën orë, duke bërë një modifikim të kalendarit.

Gjithsesi, për momentin duket shumë e vështirë që Liga Italiane e Futbollit të plotësojë kërkesën e tij, të paktën për dy ndeshjet e ardhshme, sepse dy ndeshjet e fundit dihet që do të zhvillohen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar.

Eshtë vendosur se Juventus do të luajë të shtunën në mbrëmje kundër Inter në “San Siro”, ndërsa Napoli do të luajë të dielën në orën 18:00 në fushën e Fiorentina.

Edhe në javën e fundit, Juventus do të luajë të shtunën kundër Bologna, ndërsa Napoli të dielën ndaj Torino. Ndryshimi i orareve është thuajse i pamundur dhe pritet që kërkesa e Napoli të hidhet poshtë, edhe si pasojë e të drejtës televizive.

Related posts

ZYRTARE/ Rinovime te United, 3 lojtarë qëndrojnë në Manchester

F.autor

U PËRJASHTUA NGA KOMBËTARJA PAS FOTOVE ME ALKOOL DHE SHISHA/ Reagon Pjaniç: Ishte vendim i përbashkët me…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Tottenham kalon në avantazh me një super aksion (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment