Futboll Sport

Skuadra shkon në Serie B, Del Piero feston në rrjetet sociale

Skuadra e parë që ka siguruar matematikisht kalimin nga Serie C në Serie B ka qenë Padova e trajnerit Perpaolo Bisoli. Trajneri 51-vjeçar, që ka marrë drejtimin e ekipit vitin e kaluar, ka arritur të sigurojë ngjitjen në kategorinë e dytë të futbollit italian dy javë para fundit të kampionatit falë humbjes së pësuar nga Reggiana në fushën e Albinolefe.

Kthimi në Serie B pas katër vitesh, gjatë të cilëve Padova kishte përfunduar në kategorinë e amatorëve, është festuar edhe nga Alessandro Del Piero, i cili ka luajtur me këtë ekip nga 1991-shi deri në 1993-in para se të transferohej tek Juventus.

Ish-kapiteni i bardhezinjve e ka festuar këtë arritje me një mesazh të postuar në profilin e tij në Twitter.

Related posts

Çudia në Francë, plas grushti në fushë… mes dy shokëve

Q.Autor

Chelsea hidhet në sulm për zbulimin e Igli Tares, gati SUPER oferta për Lazion

Isa.Autor

BUZËQESH REALI/ JAMESIT i ka ardhur në majë të hundës te Bayern, në JANAR do…

Isa.Autor

Leave a Comment