Futboll Seria A

Shifra të realizueshme, Milan gati të marrë yllin e Napolit

Rruga e Suso-s dhe Milan-it mund të ndahet në verë. Kuqezinjtë janë në kërkim të një zëvendësimi të mundshëm të spanjollit. Drejtori Sportiv Massimiliano Mirabelli është duke vëzhguar me interes të madh Domenico Berardi-n e Sassuolo-s, por sopas asaj që raporton Tuttomercatoëeb.com emri i parë në listë është ai i Jose Maria Callejon.

Sulmuesi i Napoli-t ka një klauzolë në kontratë që mund ta zgjidhë vetëm për 20 milionë euro. Bëhet fjalë për një çmim të arritshëm për një lojtar të këtij karakteri. Milan-i mund të jetë në avantazh për tratativat lidhur me marrëdhëniet e mira që kanë me menaxherin e lojtarit Manuel Garcia Quilon, i njëjti që mbikëqyr dhe Pepe Reina-n, portieri që duket se do të jetë pjesë e kuqezinjve. Në realitet menaxheri ka gënjyer për interesimin e Milan-it për lojtarin e tij, por zërat janë shtuar shumë se do të ketë një ndryshim mes Suso dhe Callejon.

Related posts

E BUJSHME/ Pas Ronaldos, Juventusi do edhe Marcelon nga Reali

Isa.Autor

RINIS “TELENOVELA” MODRIC/ Kroati nuk luan: INTERI bën gati një tjetër “sulm”

Isa.Autor

SFIDA ELIMINATORE NDAJ FRANCËS/ Mesfushori Bare: Jemi të motivuar, mund t’i…

Delo.autor

Leave a Comment