Futboll La Liga

Nga De Gea te Oblak e Allison, Reali i Madridit kërkon portierin e të ardhmes

Reali i Madridit pritet të përfshihet intesivisht në merkaton e kësaj vere. Në radhët e mbretërorëve pritet të ketë largime, por edhe afrime. Një ndër sektorët ku do të punohet është edhe porta. Gardiani aktual i Los Blancos, Keylor Navas po bën çmos që të fitojë besimin e drejtuesve të klubit për të qënë ai titularr në mesin e dy shtyllave, por pavarësisht përpjekjeve të 31-vjeçarit duket se te Reali kërkojnë një tjetër alternativë.

Gjatë këtyre muajve mediat e huaja kanë bërë me dije se Reali është duke vëzhguar disa opisione siç janë Thibaut Courtois, Bernd Leno, Gianluigi Donnarumma dhe sëfundmi portieri i Romës, Allison. Për këtë të fundit është aluduar se ka edhe një ofertë nga ana e drejtuesve të Los blancos për brazilianin që kap shumën e 60 milionë eurove.

Ndërkohë pjesë e listës është edhe gardiani i Atletico Madrid, Jan Oblak. Sidoqoftë listën e kryeson David De Gea një dëshirë e vjetër e Realit, për të cilin presidenti Florentino Perez do të bëjë maksimumin për ta transferuar në Santiago Bernabeu.

Related posts

24 FITORE NË 25 JAVË/ Ja rekordi që vendos Liverpool në futbollin anglez

Delo.autor

MPOSHT “BAVAREZËT”/ Borussia Dortmund fiton Superkupën e Gjermanisë (VIDEO)

Delo.autor

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Ronaldo ka një mesazh: Le të jemi mirënjohës!

Delo.autor

Leave a Comment