Futboll Premier League Sport

Shifrat e Manchester City, sa shumë rekorde të thyera…

Manchester City është shpallur prej kohësh kampion në Premier League, por nuk ka ndërmend të ndalet dhe po vendos rekorde të njëpasnjëshme. Pasi kanë kaluar shifrën e 100 golave në fitoren 4-1 kundër West Ham, të besuarit e Pep Guardiola janë bërë ekipi që e ka arritur më shpejtë këtë kuotë, por sa shumë rekorde ka arritur dhe mund të arrijë deri në fund të sezonit…

REKORDET

Fitoret radhazi

Rekordi i City: 18

Rekordi i mëparshëm: 13

Rekordmeni i mëparshëm: Chelsea

Që nga goli i shënuar në minutën e fundit nga Raheem Sterling kundër Bournemouth më 26 gusht dhe deri në barazimin 0-0 kundër Crystal Palace në ndeshjen e fundit të vitit 2017, City fitoi 18 ndeshje radhazi në Premier League, duke thyer rekordin e mëparshëm të vënë nga Chelsea i Conte në edicionin 2016/17 me 13 fitore të njëpasnjëshme.

Më shumë pasime në një ndeshje

Rekordi i City: 902

Rekordi i mëparshëm: 843

Rekordmeni i mëparshëm: Manchester City

902 pasime bëri Manchester City në ndeshjen e fituar në mars, 1-0 ndaj Chelsea, një rekord në Premier League. Më parë kishte qenë skuadra e Pep Guardiola që e mbante rekordin me 843 pasime ndja West Brom në tetor 2017. Iklay Gundogan ka vendosur gjithashtu një rekord me 167 pasime të sakta në 181 prekje të topit, si askush tjetër në të kaluarën e kampionatit anglez.

REKORDET E BARAZUARA

Titulli i fituar para kohe

Rekordi i City: 5 ndeshje

Rekordi i mëparshëm: 5 ndeshje

Rekordmeni i mëparshëm: Manchester United

Manchester United e fitoi titullin në sezonin 2000/01 pesë ndeshje para fundit në saj të suksesit 4-2 ndaj Coventry në “Old Trafford”. Manchester City e barazoi këtë rekord në këtë kampionat.

Më shumë fitore

Rekordi i City: 30

Rekordi i mëparshëm: 30

Rekordmeni i mëparshëm: Chelsea

Fitorja ndaj West Ham ishte suksesi numër 30 për ekipin e Pep Guardiola, duke barazuar rekordin e vënë nga Chelsea në sezonin e kaluar. Tanimë i mjafton një fitore në tre ndeshjet e fundit për të vënë rekordin absolut në Champions.

Më shumë fitore jashtë

Rekordi i City: 15

Rekordi i mëparshëm: 15

Rekordmeni i mëparshëm: Chelsea

Fitorja në fushën e West Ham ishte e 15-a për City në 18 ndeshje të luajtura në transfertë gjatë këtij sezoni. Ata kanë barazuar rekordin e Chelsea të Mourinho në vitin 2004 pasi kanë lënë pikë vetëm në fushat e Crystal Palace, Liverpool dhe Burnley. Nëse fitojnë në javën e fundit kundër Southampton, atëherë do të vendosin një rekord të ri.

REKORDET QE MUND TE ARRIHEN

Pikët në kampionat

Rekordi i City: 93

Rekordi: 95

Rekordmeni: Chelsea

Chelsea mban rekordin me 95 pikë të grumbulluara në sezonin 2003/04. City mund ta thyejë në tre ndeshjet e mbetura. Ekipi i Pep Guardiola, që aktualisht ka 93 pikë, i ka të gjitha shanset për t’u bërë skuadra e parë që merr 100 pikë në një edicion të Premier League.

Pikë jashtë fushe

Rekordi i City: 47

Rekordi: 48

Rekordmeni: Chelsea

Chelsea grumbulloi 48 pikë jashtë fushe, gjatë sezonit 2004/05 nën drejtimin e Jose Mourinho. Manchester City ka mundësinë ta thyejë ose ta arrijë këtë rekord, në javën e fundit në fushën e Southampton, pasi aktualisht ka 47 pikë.

Golat e shënuar

Rekordi i City: 102

Rekordi: 103

Rekordmeni: Chelsea

Chelsea ka shënuar 103 gola kur fitoi titullin kampion nën drejtimin e Carlo Ancelotti në sezonin 2009/10, me një mesatare 2/7 gola për ndeshjes. Manchester City i Guardiola ka shënuar 102 gola në 35 ndeshjet e luajtura deri tani. Ka tre ndeshje në dispozicion për ta arritur ose për ta thyer këtë rekord shumë domethënës.

Golaverazhi

Rekordi i City: +76

Rekordi: +71

Rekordmeni: Chelsea

City është në rrugën e duhur për këtë rekord që do të jepet vetëm në fund të sezonit. Skuadra e Guardiola e ka rekordin e golaverazhit +76 me 102 gola të shënuar dhe 26 të pësuar. Rekordin e mëparshëm e mban sërish Chelsea i Ancelotti në sezonin 2009/10 edhe në saj të 29 golave të shënuar nga Drogba.

Avantazhi ndaj vendit të dytë

Rekordi i City: 16

Rekordi: 18

Rekordmeni: Manchester United

Në sezonin 1999/2000, Manchester United fitoi “vetëm” 28 ndeshje, megjithatë e mbylli kampionatin me 18 pikë më shumë se Arsenal. City ka 16 pikë më shumë se “djajtë”, kur mbeten tre ndeshje nga fundit. Një tjetër rekord i hapur…

Related posts

PRAPASKENA/ Babai i Marchisio: Më 2017 refuzoi dyfishin e pagës nga MILANI, donte që…

Isa.Autor

VIDEO/ Willian zhbllokon sfidën me ktë supergol

Q.Autor

NDIZET “SAN SIRO”/ Politano zhbllokon shifrat pas shumë vuajtjesh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment