Boks Sport

Bellator 198: Fedor befason Frank Mir me nokaut në raundin e parë (VIDEO)

“Perandori i Fundit” legjendar nuk ka mbaruar akoma. Fedor Emelianenko (37-5 MMA) ka mposhtur Frank Mir (18-12 MMA) në raundin e parë duke kaluar në gjysmëfinalen e turneut të Bellator në peshat e rënda.

Ndeshaj zgjati vetëm 48 sekonda me Mir që u befasua në kafaz.

Dy peshat e rënda ishin yjet e evenimentit kryesor të Bellator 198 në Allstate Arena të Rosemont, pranë Çikagos.

Emelianenko u pozicionua në qendër të kafazit dhe më pas u mbraps kur Mir e goditi me shkelm. Por ai e mëri veten menjëherë dhe u rikthye me disa grushte përpara se ta rrëzonte në tokë me një “uppercut”.

Fedor tani do të ndeshet me Chael Sonner në fund të vitit në gjysmëfinale.

Related posts

PO KALON NJË SEZON FANTASTIK/ Asnjë futbollist nuk ka mundur ta driblojë Van Dijk

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Motrat e legjendës së NBA flasin për herë të parë: Na u shkatërrua jeta!

Delo.autor

STATISTIKA ME ZERO…/ Higuaini dështon në debutimin e tij me Chelsean

Delo.autor

Leave a Comment