Futboll

Shkëmbimi i çmendur, Mou ofron Pogba-Marsial për Nejmar. PSG-ja e zëvendëson me Salahun

Një skenar i pabesueshëm merkatoje është ai që propozon “Star on Sunday”: sipas numrit të djeshëm të tabloidit britanik, Zhoze Murinjo kërkon të transferojë te Mançester Junajtid, Nejmarin. Dhe për ta bindur PSGnë që të lërë të largohet yllin e saj, “djajtë e kuq” janë gati të vendosin në pjatën e francezëve kartonin e Pol Pogbasë dhe Antoni Marsialit, dy talenteve të kombëtares franceze.

SALAH – Mohamed Salah është protagonisti kryesor i sezonit të Liverpulit. Plot 38 gola sezonalë për sulmuesin egjiptian, i cili është aktualisht i pari së bashku me Mesin në garën për “Këpucën e Artë” në Europë. I transferuar verën e shkuar nga Roma për shifrën e 50 milionë eurove bashkë me bonuset, futbollisti po udhëheq Liverpulin drejt një sezoni të madh në Europë.

Prej muajsh, 25-vjeçari është nën monitorimin e Realit të Madridit. Dhe sipas asaj që raporton “Le10sport”, në gjurmët e ishyllit të Bazelit është vënë tani edhe PSG-ja. Klubi francez do të përqendrojë të gjitha forcat për ta transferuar egjiptianin në rast se do të shesë një prej sulmuesve të saj.

Për momentin është Kavani i pari në listën e lamtumirës në rast se mbërrin një ofertë e rëndë- sishme. Por edhe nëse do të ndodhë çmenduria dhe futbollisti më i shtrenjtë në histori do të largohet nga “Parc des Princes” pas vetëm një sezoni, atëherë Salah do të ishte kandidati ideal për të zëvendësuar Nejmarin. Për brazilianin nuk interesohet vetëm Junajtid, por edhe Reali, që mbetet në vijën e parë

 

Related posts

ËSHTË MESFUSHORI I KOMBËTARES U-19/ Ish-futbollisti i Skënderbeut largohet nga Sportingu, transferohet te skuadra italiane…

Delo.autor

RRËFEN NGA KARRIERA E TIJ/ Buffon zbulon: Mund të përfundoja në Angli, ja dy ekipet që më kanë kërkuar…

Delo.autor

Mbrojtësi i Barcelonës i vetëofrohet Juventusit dhe Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment