Futboll Sport

SHORTI PËR BOTËRORIN 2022/ Kosova, për herë të parë në histori luan me Spanjën. Ja kundërshtarët e “Dardanëve”…

Kosova është vendosur me Spanjën për eliminatoret e Kupës së Botës 2022 në grupin B. Shorti i hedhur në Zyrih përcaktoi se “Dardanët” do të sfiojnë për Botërorin e Katarit “Furinë e Kuqe”. Në këtë grup, ekipi i trajnerit Bernard Shaland sfidon Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Që prej anëtarësimit në FIFA dhe UEFA, Kosova përballet për herë të parë në histori me kombëtaren iberike. Kujtojmë që “Dardanët” luajtën për herë të fundit me Greqinë në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Ndaj Suedisë, Kosova ka zhvilluar një miqësore në 12 janar të këtij viti, ku skandinavët verdheblu fituan 1-0 në Katar.

GRUPI B
SPANJA
SUEDIA
GREQIA
KOSOVA
GJEORGJIA

Related posts

CRYSTAL PALACE-MANCHESTER CITY/ “Qytetarët” dyfishojnë shifrat, shënon sërish Sterling

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet e takimit Argjentinë-Kroaci, surprizon Sampaoli

Sadik.Autor

U EMËRUA DJE/ Gjoka flet për herë të parë si trajner i Kamzës dhe shpalos objektivat

Isa.Autor

Leave a Comment