Futboll Futboll

‘Shokon’ ish-lojtari i Real Madrid: Në një periudhë të jetës sime kam menduar vetëvrasjen

Një jetë private gjithmonë mes problemesh, por një talent në fushë që mund të bëhej akoma edhe më i madh seç u bë. Emmanuel Adebayor vazhdon të luajë në Turqi me Instanbul Basakseir dhe të shënojë gola ku në 49 ndeshje ka shënuar 21 gola.
Për Gazzetta dello Sport ai flet për karrierën e tij ku rrëfen edhe një detaj shokues nga jeta private.
“Kur marrëdhënia e prindërve të mi shkoi në krizë unë përjetova një periudhë dekurajimi. Madje mendova edhe vetëvrasjen. Por historia ime iu mëson se gjithmonë duhet të jeni të lumtur.
Kam luajtur në ekipe të mëdha, me lojtarë dhe trajnerë të mëdhenj, por në Stamboll kam gjetur qetësinë ku në moshën 34-vjeçare po shënoj si një 20-vjeçar. Kur të përfundoj karrierën, dua të kthehem në Togo dhe të hap një një shkollë dhe një akademi për të rinjtë. Afrika është një vend i mrekullueshëm”.

Related posts

“KJO ËSHTË AJO QË DUAM”/ Kroos ndez ëndrrat e tifozëve: Nuk do të jetë e lehtë

Delo.autor

PËRGATITJET PËR “EURO 2020″/ Për herë të parë në stërvitje së bashku, Benzema e lë “gojë hapur” Mbappe (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Revolucion nga “themelet” tek Barcelona, njoftohen ndryshime të mëdha në bordin drejtues

Delo.autor

Leave a Comment