Futboll

Shpëtim Duro: Kualifikimi do të vendoset në Vlorë

Disfata kundër Kukësit ishte një tjetër goditje e rëndë për sezonin e Flamurtarit, aq sa trajneri Shpëtim Duro pranoi përgjegjësitë, duke zbuluar se ia ka parashtruar dorëheqjen drejtuesve, megjithatë administratori Sinan Idrizi nuk e pranoi, duke e votëbesuar teknikun. Përpara sfidës së parë gjysmëfinale në Kupë ndaj Skënderbeut, Duro shpreh mirënjohjen ndaj drejtuesve kuqezi.

“Kam një vit e gjysmë në krye të Flamurtarit dhe kjo tregon se jam një trajner jetëgjatë. Dua t’i falënderoj drejtuesit, që kanë besim te puna ime, pavarësisht ndeshjeve të fundit, ku mora përgjegjësinë. Do të më gëzojë arritja e objektivave në fund të sezonit.”

Ish-trajneri i Skënderbeut në vitin 2011 nënvizon se si Flamurtari i tij po ashtu edhe bardhekuqtë vijnë në këtë takim me një gjendje të vështirë psikologjike, teksa thekson se skuadra finaliste do të përcaktohet pas 180 minutave lojë.

Kemi dy ndeshje të forta me Skënderbeun, si ne dhe korçarët jemi në situatë të vështirë sa i përket planit psikologjik.  Nëse do të kualifikohemi do të jetë pozitive për objektivin e Kupës, sepse dëshirojmë ta fitojmë këtë trofe. Pra, të shkojmë në Europë nëpërmjet takimit. Kualifikimi do të vendoset në 180 minuta, pra në takimin e kthimit.

Humbja me Kukësin i ka shuar shpresat e vlonjatëve për vendin e dytë, megjithatë Duro beson se lufta është plotësisht e hapur për vendin e tretë.

Duhet të pranojmë që i kemi humbur shpresat për një vend të dytë, por duhet të luftojmë që të mos bëjmë gabimet e fazës së tretë.

Related posts

FITORE NË MINUTËN E FUNDIT/ Tifozi i famshëm i Milanit qan sërish në transmetim live (VIDEO)

Delo.autor

Wilshere refuzon rinovimin me Arsenalin, e duan Milani e Juventusi

Sadik.Autor

Chelsea nis kontaktet me Higuain, Sarri do ribashkimin me argjentinasin

Sadik.Autor

Leave a Comment