Formula 1

Sebastian Vettel kundra rregullave të reja Formula 1

Pilotët e Ferrarit e nisën shumë mirë sezonin e ri të Formula 1, teksa që në garën e parë, atë të Australisë u renditën në vendin e parë dhe të tretë, përkatësisht Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen. Por ka disa ndryshime të dukshme në pistë në startin në Melbourne.

Një nga ndryshimet e mëdha në këtë sezon është vendosja e sistemi Halo në të gjitha makinat e F1, apo dhe heqja e vajzave në pistë, të njohura si “grid girls”. Ky vendim u mor nga pronarët e rinj të “Liberty Media”, të cilët e arsyetuan me argumentin se ato nuk përfaqësonin vlerat e vërteta të markave të tyre. “Grid Grils” tashmë janë zëvendësuar nga fëmijë të vegjël.

Këto javë vetëm disa nga ndryshimet e para të Liberty Media pasi të tjerat përfshijnë edhe ato të kohës televizive. Këto gjëra duket se nuk i pëlqejnë aspak gjermanit Sebastian Vettel, i cili preferon më shumë rregullat tradicionale se sa ato të reja.

“Mendoj se jam më shumë person tradicional për disa gjëra të caktuara. Ka shumë gjëra për të cilin nuk jam specialisti i duhur, dhe nuk kam nevoj që të kuptoj. Jam pak konfuz me faktin se përse garat duhet të startojnë më vonë dhe që nuk ka më vajza në pistë. Nga këndvështrimi i një piloti sigurisht që nuk janë ndryshuar shumë gjëra.”

Piloti i Ferrarit synon të mposhtë rivalin e tij te Mercedes, Lewis Hamilton për të marrë titullin e pestë kampion bote, që do t’i lejonte në këtë mënyrë të barazonte rekordin e legjendës argjentinase Juan Manuel Fangio. Megjithatë edhe pilotit britanik i duhet vetëm 1 titull për të arritur shifrën në 5. Vettel shpreson që të vazhdojë me këto ritme edhe në garën e radhës në Bahrain, që është në program këtë fundjavë.

Related posts

Gazetari ‘thumbon’ Vettel: Hamilton do të kishte fituar edhe nëse do të drejtonte një Ferrari

Q.Autor

FORMULA 1/ Hamilton prapakthehu dhe mbron Bottas: Duan të na ndajnë, por jemi si vëllezër

Delo.autor

Formula 1 merr vendimin, ndryshon orari i zhvillimit të garave në Europë

Q.Autor

Leave a Comment