Futboll Premier League

Si dështoi transferimi i Arjen Robben te United

Arjen Robben ishte shumë afër transferimit te Manchester United. Mesfushori holandez u bind për të nisur një karrierë të re në “Old Trafford” pas një darke me trajnerin e atëhershëm të “Djajve të kuq”, Alex Ferguson. Në vitin 2004, Robben ishte një ndër futbollistët më me perspektivë në Evropë dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa klubeve.

Tekniku skocez duke parë aftësitë e tij në fushë e ftoi për një turne në “Old Trafford” dhe foli me të në lidhje me një kalim të mundshëm.  Sipas holandezit, udhëtimi dhe takimi shkoi shumë mirë dhe ai ishte gati për të firmosur me United, por në fund kjo nuk u realizua.

Robben u lodh së prituri, ndërsa “Djajtë e kuq” nuk bënë një ofertë konkrete. Me të marrë ofertën e Chelsea-s, ai vendosi që të transferohej në “Stamford Bridge””

“Pata një bisedë shumë të mirë me Ferguson-in në një darkë dhe ne folëm për futbollin dhe jetën. Unë gjithashtu bëra një shëtitje në qendrën stërvitore dhe çdo gjë ishte në rregull. Por kur unë u ktheva te PSV-ja asgjë nuk ndodhi.  Nuk pati një kontakt real dhe marrëveshja nuk u realizua.

PSV-ja po negocionte edhe me Chelsea-n në atë kohë dhe ndoshta ata I ofruan klubit tim më shumë para. Katër realisht nuk e di. Nëse United do të më kishte bërë një ofertë kur unë u takova me ta, do të kisha firmosur. Por kjo nuk ndodhi dhe unë realisht nuk kam ndonjë brengë”, deklaroi mesfushori holandez për “Four Four two”.

Aventura e Robben-it te Chelsea ishte mjaft e suksesshme, ku ai fitoi dy tituj kampionë radhazi, më pas u transferua te reali ku bëri të tijën La Liga-n e në vazhdim u bë pjesë e Bayner Munich, për të bërë historinë me klubin bavarez.  Ai ka fituar 6 Bundesliga (shumë shpejt do bëhen shtatë) dhe një Champions League me gjermanët, ndërsa në 284 paraqitje ka realizuar 137 gola

Related posts

MILAN FUTET NË GARË PËR FUTBOLLISTIN SHQIPTAR/ Duelon me Napolin dhe Lajpcig

Delo.autor

“OBJEKTIVI? TË FITOJ SA MË SHUMË TROFE”/ Portieri Donnaurmma zbulon: Po mos isha bërë futbollist, ndoshta tani…

Delo.autor

BARAZIM ME GOLA/ Ndeshje dramatike, Tirana dhe Egnatia ndajnë pikët në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Leave a Comment