Bundesliga Futboll Sport

BADSTUBER PËRFUNDON JASHTË PLANEVE TË STUTTGART/ Nga premtim në dështim, ja diletanti më i paguar në botë

Duket se momenti negativ nuk do të mbarojë kurrë për ish-mbrojtësin e Bayern Munich, Holger Badstuber.

Pasi ka përfunduar jashtë projektit teknik të Stuttgart-it, aktualisht në vendin e shtatë në Bundesliga mbrojtësi 31-vjeçar nuk po gjen hapësira as në ekipin e dytë.

Badstuber, i cili ka fituar një Champions dhe gjashtë kampionate me Bayern, vazhdon të stërvitet me përkushtim, por po rrezikon të mbetet jashtë edhe nga ekipi i dytë i Stuttgart.

Rendimenti i tij është kushtëzuar nga një seri e gjatë dëmtimesh veçanërisht gjatë kohës kur luante me bavarezët. Dëmtimet që e kanë penguar Badstuber të ruajë fanellën e titullarit, duke parë se ka humbur më shumë se 200 ndeshje dhe ka munguar në të gjithë sezonin 2013/14 për shkak të një dëmtimi në gju.

Edhe kur ka fituar Triplete-n në 2013-ën me Bayern-in e Heynckes, ka qenë vetëm një spektator.

Ish-lojtari i kombëtares gjermane nuk po arrin të gjejë hapësira as në radhët e rezervave të Stuttgart-it, skuadër që luanë në Regionalliga Südwest.

Badstuber ka një kontratë deri në vitin 2021 me një rrogë 2.5 milionë euro dhe ka pak mundësi të gjejë një skuadër për shkak se është lojtari më i paguar i turneut krahinor.

Related posts

VIJON TË ZHGËNJEJË NË SUPERIORE/ Kastrioti në krizë pikësh, problem mbeten dëmtimet

Delo.autor

Rrëfimi prekës i Xherdan Shaqirit: Si e pashë duke e djegur shtëpinë gjatë luftës

Q.Autor

Mina kryen testet mjekësore te Barcelona: “Shpresoj të mësoj sa më shumë nga Messi” (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment