Futboll La Liga Sport

Skenari i bujshëm në merkato, shkëmbim yjesh mes Barcelonës dhe Atletico Madrid

Ousmane Dembele u ble nga Barcelona dhe u shpresua shumë që sulmuesi francez do të zëvendësonte brazilianin Neymar, që u shit në Francë te PSG-ja. Futbollisti 20-vjeçar me katalanasit në La Liga ka shënuar vetëm një gol, ndërkohë që zërat për një largim të mundshëm janë shtuar së tepërmi kohët e fundit. Herë pas here Barcelona ka tentuar të tregojë se ka shumë besim te sulmuesi, për të cilin janë paguar rreth 115 milionë euro.

Por ka një tjetër problem, pasi te Barcelona objektivi kryesor i merkatos së verës është Antoine Griezmann. Sulmuesi i Atletico Madrid gjithashtu e dëshiron një transferim te skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde. Kjo lëvizje do të zvogëlonte hapësirat për Dembele, ndaj edhe kështu shtohen edhe më shumë mundësitë për largimin e tij me përfundimin e këtij sezoni. Ish-futbollisti i Borussia Dortmund gjithsesi mendohet se do të qëndrojë në Spanjë.

Sërish e ardhmja e tij lidhet me Griezman dhe mund të përfshihet në marrëveshjen mes klubeve, për ta zëvendësuar 27-vjeçarin e Atletico Madrid. Diego Simeone e pret krahëhapur një sulmues në ekipin tij, pasi është zyrtarizuar pa përfunduar kampionati se Fernando Torres nuk do të jetë pjesë e skuadrës prej 1 korrikut. Por për Dembele ka interesim edhe nga një klub anglez, që e vlerëson shumë atë dhe mund të përshtatej.

Jurgen Klopp e kërkon francezin te Liverpool-i, por edhe kjo lëvizje është e kushtëzuar nga e ardhmja e Mohamed Salah. Egjiptiani ka oferta të shumta dhe Real Madrid është klubi që këmbëngul më së shumti për egjiptianin. Vera pritet të sjellë lëvizje të ndryshme dhe sytë janë në aksin Madrid-Barcelonë. Këto ndeshje të fundit të kampionatit janë një test i mirë për Dembele, i cili pjesën më të madhe të sezonit ka qëndruar jashtë fushave të blerta, për shkak të një dëmtimi.

Related posts

Formacionet zyrtare/ Bayern Mynchen për të bërë historinë në Sevillia, Heynkes lë në stol Robben

Sadik.Autor

Përfaqësueset e moshave, Shqipëri-Kosovë ndeshen në maj

Q.Autor

I mungon BREGU dhe ABAZAJ/ SHKURTAJ nuk qahet: Jam krenar për këtë skuadër, japin shpirtin në fushë

Isa.Autor

Leave a Comment