Futboll Seria A Sport

RIKUJTON TË SHKUARËN/ Mesfushori i Juventus: Në Gjermani më thërrisnin majmun m*ti

Mesfushori amerikan, Ueston MekKeni, zbulon shumë detaje nga e tashmja e tij bardhezi, por i rikthehet edhe të shkuarës në Gjermani, gjatë një interviste të lëshuar për “Sports Illustrated”, ku ai prek edhe temën delikate të racizmit që ka vuajtur.

PËR JUVEN – “Në fillim mendova: ‘Ok, është një huazim, duket një periudhë prove 1-vjeçare’. Por tani ndiej se jam bërë pjesë e grupit dhe kam gjetur shtëpinë time të re. Kam shokë me të cilët kam ëndërruar gjithnjë të luaj. Jam i bindur se jam në lartësinë për të pasur një rol të rëndësishëm në këtë skuadër. Nuk jam më i shqetësuar siç isha në fillim. Nuk është e lehtë për një të ri të luajë në këto nivele. Shpresoj që të tregoj se gjërat po ndryshojnë, që edhe një klub si Juventusi mund të interesohet për një futbollist si unë ose në përgjithësi për futbollin amerikan. Do të jetë një sfidë, nuk e fsheh. Por mua më kanë pëlqyer gjithnjë sfidat”.

PËR RACIZMIN – “Njëherë në Gjermani, ishte një tip në tribunë që më thërriste ‘majmun m…’ dhe bënte gjeste majmuni, bashkë me fyerje të tjera raciste. Jam përpjekur gjithnjë që të mos ulem në nivelin e këtyre personave dhe mbi të gjitha, që të mos i jap shumë vëmendje. Por për mua ishte hera e parë, ishte kaq e pabesueshme dhe nuk kam arritur ta kuptoj. Nuk mund të përmbahem dhe reagova”.

PËR PARIMET – “Do t’i qëndroj gjithnjë besnik vetes dhe mbetem ai që jam. Nuk do të ndryshoj sepse flas me Ronaldon apo Bufonin. Sigurisht i respektoj, por nuk bëj hapa pas për t’u përpjekur që t’u bëj përshtypje”.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Futbollisti i Shqipërisë drejt kalimit te Liverpuli

Delo.autor

ZBULON PENALLTINË E IBRAS NË DERBI/ Julio Cesar: Mos e gjuaj në qendër, ja çfarë më tha pasi shënoi

Delo.autor

GJITHMONË UNIKAL/ Mou “braktis” Man United para ndeshjes: Askush nuk më njohu 

Isa.Autor

Leave a Comment