Futboll Sport

Skënderbeu-Kukësi/ Daja i kënaqur pa nisur ende sfida, Pacult i “qahet” kapitenit

Skënderbeu-Kukësi është kryendeshja e javës së 31-të të kampionatit në Superligë. Në këtë sfidë, mund të kemi zyrtarisht kampionin e ri të këtij sezoni. Për trajnerin Ilir Daja një lajm shumë i rëndësishëm është rikthimi i sulmuesit, Ali Sowe.

Në anën tjetër, të besuarit e Peter Pacult, do të mundohen që me çdo kusht t’i prishin festën korçarëve. Për verilindorët mungon kapiteni Ylli Shameti. Sfida do të luhet në orën 19:00 në stadiumin Skënderbeu. Pak orë para se skuadrat tëz zbresin në fushën e blertë, janë zbuluar formacionet e mundshme që janë si më poshtë.

Formacioni i mundshëm:

Skënderubeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Osmani, Lilaj, Gavazaj, Sowe, James

Kukësi: Frashëri, Zhderiç, Alla, Hoxha, Rrumbullaku (Imami), Musoli, Dzaria, Idrizi, Shkodra, Cale, Guri.

Related posts

3 kombësi, 1 shkarkim dhe… 5 gjëra që duhet të dini për blerjen e fundit të Napoli-t

Q.Autor

KTHIME DHE MUNGESA TE PARTIZANI/ Shqetëson mesfushori afrikan para transfertës në Vlorë

F.autor

Braziliani i Shakhtar firmos për Milan

Sadik.Autor

Leave a Comment