Futboll Premier League Sport

Mourinho fjalë të mëdha për trajnerin e rekordmenve gjerman

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka deklaruar që do të qëndrojë për shumë kohë në krye të “Djajve të kuq”. Tekniku portugez, ndryshe nga fillimi i sezonit, ku dukej i zymtë, këtë herë është shfaqur tejet optimist. Ai ka deklaruar se dëshiron të vazhdojë të jetë trajner deri në moshën 60-vjeçare dhe se do të qëndrojë më gjatë se kudo tjetër në “Old Trafford”.

Mourinho nuk ka kaluar më shumë se tre vite në “Stamford Bridge” (Chelsea 2004-07), por ai beson se do të kalojë një periudhë më të gjatë te United, pasi kohët e fundit nënshkroi zgjatjen e kontratës deri në 2020-ën.

“Unë mendoj kështu. Te klubet e tjera, kisha ndjesinë “Çfarë tjetër?”. Kam pasur gjëra që vërtetë doja t’i bëja. Do ikja në Itali, sigurisht. Duhej të shkoja në Spanjë. Këtë moment, nuk mendoj asgjë të tillë, nuk pres, pasi dua të bëj diçka ndryshe. Nuk dua të bëj asgjë ndryshe nga ajo që po bëj tani.

I pyetur nëse është një trajner më i mirë se 10 vite më parë, ai këmbënguli dhe tha: “Po, në çdo mënyrë. Nga këndvështrimi i motivimit, jam i njëjtë, asgjë nuk ka ndryshuar. Pasioni im për këtë punë është i njëjtë në sensin e përgjegjësisë, kam përmirësuar kontrollin e emocioneve. Sigurisht, jam shumë më i matur. Në çdo nivel, si trajnim, ndeshje, marrëdhënien me lojtarët, më duket sikur gjithçka është deja vu. Është puna e tillë, sa më shumë eksperience të kesh, më i mirë je. Thjesht duhet të mbash nivelin e motivimit. Z. Jupp Heynckes, ishte në pension, po luante me nipërit dhe mbesat e tij dhe papritmas ai kthehet në futboll, dhe siç e shikoni është edhe më i mirë se më parë. Është një shembull”- tha 55-vjeçari.

Më tej ai komentoi edhe dorëheqjen e trajnerit Arsene Wenger nga Arsenal.

“Mund t’a shihja veten 22 vite në një klub (siç ka bërë Wenger), por nuk më lejohet më. Koncepti i ri i mediave, rrjeteve sociale, industrisë së ekspertëve, mendoj se ka shumë presion, jo vetëm për ne trajnerët por dhe klubin. Është e pamundur të rezistosh në një kohë të gjatë pa ndonjë lloj suksesi. Të qëndrosh si trajner, të kesh katër apo pesë vite për të fituar trofe, të përmirësosh ekipin, nuk mendoj se ke më shumë. Por, derisa një trajner të vendosë, është e mjaftueshme, mendoj se do të bëhet më mirë”- përfundoi portugezi.

Manchester United do të përballet pasditen e sotme në 17:30 ndaj Arsenalit të Arsene Ëenger në kuadër të javës së 35-të të Premier League.

Related posts

KTHEHET NË “PËRBINDËSH”/ Shikoni si Donnarumma shlyen golin e falur me tri superpritje (VIDEO)

Delo.autor

VJEN NGA ITALIA/ Zbulohet trajneri i ri i Partizanit

Delo.autor

NGA BERAT GJIMSHITI TEK ETRIT BERISHA/ Ja lojtarët që ndryshuan vlerën në “tregun” merkatos (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment