Futboll Sport

Skocezët nisin me llogaritë, duan këtë rezultat në Shqipëri

Në ishull kanë nisur që tani të mendojnë për Ligën e Kombeve dhe ndeshjet me Shqipërinë dhe Izraelin. Ish-kapiteni i Skocisë, David Weir, ka dhënë një intervistë në lidhje me ndeshjen e kombëtares së tij me Shqipërinë dhe Izraelin. Ai mendon se një barazim do të ishte i mirë nëse merrej jashtë fushe, për të fituar në Skoci pastaj me të dy skuadrat dhe për të marrë kualifikimin. “Nuk them se ndeshjet kualifikuese kundër Shqipërisë dhe Izraelit do të jenë të lehta, por mendoj se nëse barazojmë jashtë fushe kemi mundësinë për të fituar grupin, sigurisht nëse fitojmë në shtëpi. Kemi 20 vite që nuk kualifikohemi në një turne të madh dhe më duket e pabesueshme të them të drejtën”, – shprehet ai fillimisht.

Ish-lojtari i Rangers-it vlerëson dhe trajnerin aktual të Skocisë dhe shpreson që atij t’i shkojë mbarë. “Alex McLeish është një trajner i mirë dhe ka pas vetes Peter Grant and James McFadden. Dëshira për të fituar nga të tre është e madhe. Shpresoj që t’u shkojë mbarë atyre, Alex e meriton diçka të tillë”, – përfundoi ai. Liga e Kombeve ka kohë për të filluar, por të gjithë kanë nisur me llogaritë, pasi është një mundësi e mirë për të kapur “Euro 2020”.

Related posts

“YLLI” QË KUSHTON 80 MILIONË EURO/ Unai Emery synon të “rrëmbejë” talentin e Crystal Palace…

Delo.autor

PRISHTINA U SHPALL KAMPIONE/ Dyshohen për trukim të ndeshjeve, federata kosovare nis hetimin për klubet

Delo.autor

Sindrit Guri zbulon të ardhmen/ Ja ku do të luaj sezonin e ardhshëm…

Sadik.Autor

Leave a Comment