Futboll Sport

Vllazninë nuk e shpëton më as Zoti, perla e Plakut shpëton Kamzën

Pjesa e parë ndërmjet Partizanit dhe Vllaznisë është mbyllur me fitoren e të kuqve me rezultatin 1-0. Goli i Asanit i ka dhënë qetësinë “demave” që të jenë në avantazh. Partizan-Vllaznia është padyshim një nga sfidat më vendimtare të këtij sezoni futbollistik. Ekipi kryeqytetas dhe shkodranët kanë objektiva të kundërta këtë sezon, pasi “demat” kërkojnë të kapin Kupat e Evropës, ndërsa miqtë duan të sigurojnë mbijetesën. Kjo sfidë ndan përfundimisht fatet e sezonit për njërën nga skuadrat.

Pjesa e parë – Takimi nisi me shumë ndryshime në të dy skuadrat. Dalipi surprizoi me aktivizimin e Kalarit në krahun e majtë të mbrojtjes dhe Telushit nga minuta e parë e ndeshjes pas problemeve që kishte me vlonjatin. Në mbrojtje, tekniku elbasanas preferon sërish Ibrahimin para Fejzullahit. Gjoka preferoi në qendër të mbrojtjes Pjeshkën para Berishës dhe Orelesin para Tafilit. Ribaj e nis nga stoli, pasi Sukaj luan si sulmues i vetëm.

Pjesa e parë ishte mjaft e kujdesshme dhe asnjë nga ekipet nuk kaloi në aventura. 20 minutat e para ishin të qeta dhe shkodranët kishin më shumë dëshirë. Miqtë kanë më shumë iniciativë, por janë të brishtë në sulm. Duhej të vinte minuta e 32-të që Asani të zhbllokonte rezultatin. Ai merr një top të mirë, bën gjithçka mire para portës së Vllaznisë gjuan dhe e dërgon në rrjetë. Pjesa e mbetur e minutave nuk prodhon asgjë.
Pjesa e dytë – Nuk nis me asnjë ndryshim pjesa e dytë. Të dy skuadrat vijojnë me të njëjtin ritëm. Vllaznia është sporadike me sulmet pa rrezikshmëri, ndërsa “demat” tregohen të kujdesshëm.  Miqtë duken krejtësisht të këputur, ndërsa të kuqtë e shfrytëzojnë këtë gjë dhe arrijnë të shënojnë golin e dytë me anë të Prognit. Sulmuesi marr një top të mirë nga Mala, del përballë Sherrit dhe arrin ta dërgojë topin në rrjetë.  Pjesa e mbetur e minutave nuk sjell asgjë. Partizani vijon luftën për Evropë, Vllazninë nuk e shpëton më as Zoti.

Partizani-Vllaznia 2-0

Kamza dhe Flamurtari e kanë mbyllur me rezultatin 0-0 pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në stadiumin e Kamzës. Vendasit kanë nevojë për pikët e mbijetesës, ndërsa miqtë për të siguruar Evropën. Pjesa e parë nuk ka dhuruar asgjë mes të dy skuadrave, pasi ritmi i lojës ka qenë shumë i ulët. Pritet që të ketë ndryshime në pjesën e dytë.
Kamza merr më shumë përsipër në pjesën e dytë dhe arrin që të kalojë në avantazh. Kapiteni Plaku gjuan nga distanca duke shënuar një supergol në minutën e 63-të. Me anë të kësaj rrjete, sulmuesi i ka dhënë fitoren Kamzës dhe i ka siguruar me shumë mundësi shpëtimin në Superiore. Flamurtari firmos një tjetër sezon të dështuar, pasi nuk arrin asnjë objektiv.

Kamza-Flamurtari 1-0

Shënues: Plaku 63’

Kamza: Avdyli, Frashëri, Cukovic, Arrabal, Idrizaj, Malaj, Zefi, Ymeraj (Mehmeti 62’), Plaku, Fukui, Fili (Rezi 74’). Trajner: Julian Ahmataj
Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Veliu, Deliaj, Useini (Juffo 84’), Camara (Nedeljkovic 11’), Muarem, Touncara (Hoxhaj 71’), Busic. Trajner: Petraq Bifsha
Gjyqtar: Juxhin Xhaja
Kartonë të verdhë: Plaku 63’ / Muarem 66’, Nedeljkovic 83’

Related posts

ZBULON NJË EPISOD NGA JETA E TIJ/ Van Vijk: Pashë vdekjen me sy, mendoja vetëm se si…

Delo.autor

Fitorja ndaj Leicesterit, Guardiola ‘shpërblen’ lojtarët e tij

Q.Autor

BALE NUK NDIHET MIRË TEK REAL MADRID/ Ja vendimi i fundit drastik për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment