Futboll Seria A Sport

Strakosha në Champions, vlerësohet me notë të lartë kundër Torinos

Lacio ka ruajtur ecurinë pozitive në kampionat, pasi dje arriti të fitonte në transfertë ndaj Torinos me rezultat minimal, por që trepikëshi vlen pasi është blinduar vendi i katërt në renditjen e përgjithshme të Seria A me një diferencë prej katër pikësh me Interin. Çka do të thotë se Lacio ka hedhur një hap të sigurt drejt përfaqësimit në Champions, kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi i kampionatit. Në ndeshjen e djeshme në fushë ka qenë edhe portieri i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha që ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe ka marrë vlerësimet e mediave italiane, që i kanë dhënë notën 6.

“Torino nuk e ka forcën që ta vërë në provë, Strakoshën i cili e ka të lehtë të menaxhojë ndeshjen. Bën dalje të mira dhe i jep frymëmarrje ekipit si dhe luan mjaft mirë me këmbë”, shkruhet në argumentimin që i është bërë notës së futbollistit. Lacio nuk e ka festuar siç duhet fitoren e djeshme, pasi Immobile ka lënë fushën e blertë i dëmtuar dhe duke lotuar. Kjo është një humbje e madhe për bardhekaltërit, që duhet të presin testet mjekësore për të parë se sa do të mungojë futbollisti i tyre, që është i nevojshëm në këtë fund kampionati.

Në lidhje me Strakoshën, portieri vazhdon të jetë në merkato dhe vëzhgimet ndaj tij nuk kanë munguar nga disa klube me emër në Europë. Megjithatë te Lacio shpresojnë që ta mbajnë edhe sezonin e ardhshëm, gjithmonë nëse nuk vjen një ofertë e majme e cila do të jetë shumë e vështirë për t’u refuzuar nga klubi. Vetë futbollisti ka deklaruar se ndihet mjaft mirë në Seria A dhe pret që të luajë në Champions, ku do të ketë më shumë mundësi të tregojë vlerat e tij në arenën Europiane dhe ofertat nuk kanë për të munguar.

Related posts

Futbollisti më i “pistë” në Britani/ 22 kartona të kuq, 20 BIRRA në ditë dhe 400 të DASHURA

Isa.Autor

RINOVIM “FARAONËSH”/ Ja shifra e majme që Liverpool i ofron Salah

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Trajneri Pirlo “fërkon duart”, infermieria e Juventus nis të zbrazet. Ja situata…

Delo.autor

Leave a Comment