Futboll Sport

DASHURI E MUNGUAR PËR VALVERDEN/ Ja pse mund të vijë “divorci” nga Barcelona…

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka pasur një rendiment të mirë që kur ka marrë timonin e Blaugranave, por pavarësisht se fitoi 2 trofe sezonin e shkuar dhe tashmë se kryeson La Liga-n dhe grupin e vet në Champions League, tekniku nuk i ka bërë të gjithë për vete.

Ish-tekniku i katalanasve, Bobby Robson u pyet një herë për ndjesinë e të drejtuarit të Barcelonës dhe anglezi u përgjigjur me një monolog që ngjante si poezi: “Është mbrëmja e një turneu europian… atmosferë elektrizuese, një skenar që të elektrizon flokët… dhe ti e di që nëse ti humbet, je i mbytur dhe njerëzit do të jenë të pakënaqur dhe shtypi do të jetë atje duke të pritur… dhe tensioni sjell adrenalinë dhe entuziazëm… Ushtria nuk mund të mposhtet.”

Barcelona nuk është më ‘Më shumë se një klub”. Romanca i ka lënë vendin biznesit, me marrëveshje financiare jo fort transparente dhe miliona nga sponsorët. Megjithatë, është ende një mjedis special, pothuajse unik. Robson e mësoi këtë teksa drejtonte ekipin e Barças në sezonin 1996-1997: të fitosh vjen mbi gjithçka në Camp Nou.

“Unë kam bërë histori, pasi duhet të kem qenë trajneri i parë që fitoi 3 nga 4 titujt në sezonin e parë dhe që nuk iu dha shansi për të vazhduar më tej.”

Ashtu si Robson, edhe Valverde duhet të jetë duke pyetur veten se çfarë duhet të bëjë për të përmbushur të gjitha pritshmëritë dhe për të fituar zemrat e tifozëve në Camp Nou. Të paktën ai mbijetoi në sezonin e tij të parë. Valverde e udhëhoqi Barcelonën drejt triumfit në kampionat e kupë sezonin e shkuar, duke i shkuar pranë rekordit historik të një kampionati me 0 humbje.

Megjithatë, ai nuk merr “dashuri” në mënyrë universale dhe të shumtë janë ata që nuk e duan në stol. Kontrata e tij vazhdon deri në vitin 2020, por përmban një klauzolë që i jep klubit të drejtën për të ndërprerë marrëveshjen, për një shumë parash të pazbuluara në fund të fushatës aktuale.

Për më tepër, ka shumë mundësi që bordi i blaugranave ta bëjë këtë. Rezultatet, si në çdo klub, do të jenë të rëndësishme. Nëse Barça përsëri nuk arrin të kalojë fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Valverde pothuajse me siguri do të largohet, pavarësisht nëse ai mban La Ligën.

Eliminimi i sezonit të shkuar nga Roma tërboi drejtuesit, që u acaruan edhe më keq kur panë Realin të ngrinte sërish trofeun e Champions League. Edhe loja e Barcelonës me Valverden nuk u pëlqen shumë tifozëve, nuk ka shkëlqimin e viteve të shkuara dhe varet së tepërmi nga gjenialiteti i Lionel Messi-t. Edhe në merkato klubi ka qenë kundër trajnerit, i cili dëshirontë të mbante në ekip Paulinho-n dhe nuk e donte fare francezin Malcom. Ndërkaq, një tjetër problem është braktisja e skemës 4-3-3, që tifozët e adhurojnë. Në fakt, ka qenë një lëvizje e detyruar, sepse u largua Neymar dhe Dembele nuk ka bindur, ndaj Messi e Suarez mbeten dy alternativat reale në sulm.

Lojtarë si Rafinha e Denis Suarez nuk janë të kënaqur dhe mungesa e rotacionit është një kritikë që Valverdes i bëhet shpesh, ashtu si fakti që nuk u jep hapësirë të rinjve të rritur në La Masia.

Avantazhi i madh i Valverdes? Ka marrëdhënie shumë të mirë me Leo Messin dhe në Barcelonë kjo është si një biletë e klasit të parë, që të mban në një pozicion të privilegjuar deri në fund të udhëtimit. Sa i gjatë do jetë udhëtimi, varet nga rezultatet.

Related posts

PLAS NJË DEBAT MES DY ISH-SHOKËSH EKIPI/ Neville e quajti të pasuksesshëm, ja si kundërpërgjigjet Solskjaer…

Delo.autor

E ARDHMJA E ISCO LARG SPANJËS/ Shuhet ëndrra e Ancelotti-t, menaxheri zbulon të ardhmen e yllit

Delo.autor

ZYRTARE/ Ishte jashtë planeve të Xavit, Coutinho transferohet te skuadra e…

Delo.autor

Leave a Comment