Futboll La Liga Sport

Suarez: Tani duket sikur fitorja e titullit nuk vlen asgjë

Megjithëse fitorja e Barcelona-s 2-1 ndaj Valencia-s ka thyer një rekord me 39 ndeshje pa humbur në La Liga, Luis Suarez qahet për faktin se publiku nuk e vlerëson meritën e fitimit të titullit.

Katalanasit tani janë vetëm shtatë pikë larg triumfit të shtatë në 10 vitet e fundit.

“Mendoj se statistikat janë aty për t’u thyer,” shprehet ai për gazetarët pas ndeshjes.

“E dimë se publiku mund të inatoset, është normale, por mesa duket nuk ka më vlerë kur fiton titullin kampion.

“Ata duhet të na përgëzojnë për sezonin e madh që kemi luajtur, që nuk është diçka e lehtë.”

Pas humbjes ndaj Roma-s në Champions League, ishte e rëndësishme që Barça të përgjigjej me një fitore ndaj Valencia-s.

“Ishte një hap përpara drejt objektivit tonë. Kanë mbetur edhe disa ndeshje por kemi një avantazh të mirë. gjëja më e rëndësishme ishte goli i parë. të gjithë e dinë se gjendja jonë mendore nuk ishte e mirë ndaj një rivali që gjithmonë të vë në vështirësi.”

Related posts

Harroni Neymar-Mbappe/ Ja kush është lojtari më vendimtar i 2018-ës në Francë

Isa.Autor

FORMULA 1/ Haas rrezikon të humbasë pilotin rus, një brazilian në vendin e tij

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Grupi B: Vllaznia, Laçi dhe Kukësi fitojnë me “POEKER”. Triumfon Kastrioti

Delo.autor

Leave a Comment