Futboll Premier League Sport

Sulmuesi i Manchester United: Me skuadrën që kemi do të fillojmë titullin sezonin e ardhshëm

Romelu Lukaku beson se skuadra aktuale e Manchester United mund të fitojë titullin në sezonin e ardhshëm të Premier League, pasi mendon se vazhdimësia, më shumë se cilësia, ka qenë ajo që i ka munguar “djajve” në këtë sezon.

Të besuarit e Mourinho e mbyllën në vendin e gjashtë sezonin e kaluar të Premier League, ndërsa sivjet janë në vendin e dytë, rezultati më i mirë që nga viti 2013, kur fituan titullin me Sër Alex Ferguson.

Gjithsesi, diferenca me City kryesues është aq e madhe sa pavarësisht se United fitoi derbin, skuadra tjetër e qytetit të Manchester u shpall kampione, pesë javë para fundit.

“Unë kam besim te shokët e mi të skuadrës. Nuk merrem me merkato, për këtë pyesni trajnerin dhe klubin, por mendoj se me futbollistët që Manchester United ka aktualisht mund të shpallet kampion i Anglisë në sezonin e ardhshëm. Duhet të kemi më qëndrueshmëri në rezultate, sepse cilësia nuk ka mungon.”

Lukaku, i cili ka shënuar 27 gola për Manchester United në të gjitha veprimtaritë, shtoi: “Detyra jonë është të lëmë sa më pak pikë rrugës, ndryshe nga çfarë kemi bërë sivjet. Tani dua të fitojë me çdo kusht Kupën e Anglisë, të paraqitem mirë në Kupën e Botës dhe të fillojë me besim punën për sezonin e ardhshëm, sepse jam i bindur që luaj me një ekip që mund të fitojë titullin.”

Related posts

ARRIHET MARRVESHJA/ Savic ka VENDOSUR të luaj për këtë SUPER SKUADËR

Isa.Autor

Largimi i Gavazajt/ Ja si e falenderon Skënderbeu mesfushorin e talentuar (FOTO)

Isa.Autor

E PAZAKONTË NË SERIE A/ Lojtari kërkon me ngulm të ndëshkohet sepse… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment