Futboll La Liga Sport

Ylli i Premier League fut në sherr Realin dhe Barcelonën

Barcelona dhe Real Madrid janë të gatshëm të përballen në garën për të siguruar shërbimet e talentit të Tottenham dhe kombëtares angleze, Dele Alli, i cili është ka shprehur dëshirën për tu larguar nga klubi në veri të Londrës, nëse ata nuk e mbyllin sezonin në vendin e katërt. Don Balon raporton se Bluagranët janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 120 milionë euro për të sjellë Dele Alli-n në Camp Nou dhe se Madridi nga ana tjetër është i gatshëm të përfshijë Gareth Bale në këtë tratativë.

Që kur doli në skenë tek ekipi i MK Dons dhe më vonë tek Spurs, Alli ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha, duke u konsideruar si një nga talentet më të mëdhenj të Evropës. Në 142 ndeshje, anglezi ka arritur të shënojë gjithsej 45 gola dhe ka dhënë 41 asist, duke shënuar një rekord absolut për një lojtar të moshës së tij.

Nuk janë vetëm golat që e kanë bërë Alli-n të jetë në qendër të vëmendjes gjatë këtij sezoni, por 22-vjeçari ka arritur gjithashtu të grumbullojë 17 asist në të gjitha ndeshjet, duke treguar se loja dhe forma përgjithshme e mesfushorit sa vjen e bëhet më cilësore. Aktualisht këto janë vetëm thashetheme, por nëse Barcelona dhe Real vendosin të bëjnë hapa konkret për të siguruar shërbimet e Dele Alli, atëherë pritet një luftë e ashpër midis këtyre dy ekipeve këtë merkato vere.

Related posts

VOLEJBOLL FEMRA/ Shpartallon në finale Tiranën, Partizani shpallet kampion i Shqipërisë

Delo.autor

Juventus-Genoa dhe një rezultat që mungon prej 27 vitesh

Q.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ Kalimi i turit të parë në Europë, Partizani mbush arkën

Delo.autor

Leave a Comment