Futboll Sport

Super-Abazaj! Luftëtari sheh nga Evropa

Ka përfunduar me fitoren 2-1 të Luftëtarit ndeshja në stadiumin “Gjirokastra”. Vendasit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen duke shënuar që në fillim me anë të Abazjat, që pak para fundit të së parës ‘blindoi’ fitoren duke i dhënë goditjen e nokautit Flamurtarit të Ardi Beharit. Luftëtari me këtë rezultat i afrohet edhe më shumë pjesëmarrjes në kompeticionet Evropiane, pasi diferenca me ndjekësit është e konsiderushme.

Pjesa e parë – Sapo nisi pjesa e parë e ndeshjes ishte Abazaj, që pa një dalje të gabuar të Nurkoviç, duke e dërguar topin në rrjetë. Stadiumi “Gjirokastra” ngrihet i gjithi në këmbë për të përshëndetur golin e 21-vjeçarit. Në minutat në vijim Luftëtari është më kërkues, se miqtë nga Vlora. Raste të njëpasnjëshme drejt kuadratit, ku Bregu dhe Ramadani, provuan të dërgonin topin në rrjetë, megjithatë, ekipi mik u mbrojt mirë. Në minutën e 33’ jepet një faull pro gjirokastritëve, ku i besohet Abazajt edhe ky i fundit nga 30 metër nuk zhgënjen. Goditje e fortë drejt kuadratit, super-gol! 2-0 dhe Luftëtari me plot të drejtë ëndërron Evropën këtë sezon. 4’ minutat nga fundi i këtij fraksioni Oltion Rapa, doli i dëmtuar nga fusha e lojës pas një dëmtimi të rëndë. Madje, është shoqëruar me ambulancë për në spitalin e Gjirokastrës, pasi përplasja kokë më kokë me një nga lojtarët e Flamurtarit e ka detyruar atë që të lërë fushën.

Pjesa e dytë – 45’ e mbetura nisën më mirë për kuqezinjtë, që rihapin ndeshjen me anë të sulmuesit Nedeljkovic në minutën e 53′. Flamurtari fiton një goditje këndi të cilën e ekzekuton Muarem, që harkon një top në zonë. Aty përfiton Nedeljkovic, i cili shënon me kokë duke rihapur sfidën. Kuqezinjtë luajnë më mirë në këto minuta dhe i afrohen sërish golit, por kapiteni Beqiri largon topin në këndore (67’). Një minutë më vonë bluzinjtë përgjigjen me anë të Rrocës, i cili provon me një gjuajtje të fuqishme, por portieri Nurkoviç grushton predhën e mesfushorit. 67′ Pranë golit të barazimit Flamurtari, por topi është devijuar me kokë në këndore nga kapiteni Beqiri. Në minutat e mbetura loja bëhet interesante me sulme dhe kundërsulme, por pavarësisht dëshirës së vlonjatëve, ndeshja mbyllet me fitoren e Luftëtarit, që pati mundësin për të trefishuar shifrat me anë të Liçajt në fund të takimit, por ai gaboi i vetëm përballë portierit duke humbur një mundësi të artë.

 

Luftëtari – Flamurtari 2-1

Shënues: Abazaj 1’, 34’ / Nedeljkovic 53’

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Rapa (Beqiri 41’), Jakovljevic, Demo, Ramadani, Aleksi, Abazaj, Rroca, Bregu, Lamçja.
Trajner: Hasan Lika

Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Deliaj, Sidibe, Useini, Muarem, Touncara, Nedeljkovic.
Trajner: Ardi Behari

Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Ermal Barushi, Denis Agaraj

Related posts

PROFIL/ Kush ishte kapiteni Davide Astori që humbi jetën nga një atak kardiak; Familja dhe karriera

Q.Autor

DORËZOHET POCHETINO/ Krenar për paraqitjen, s’mund të krahasohemi me Man City

Isa.Autor

“SHPRESOJ QË AI TË…”/ Zhdukja e Sala, federata franceze miraton kërkesën e klubit

Delo.autor

Leave a Comment