Futboll I pakategorizuar Sport

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Arsenal mposht Bavarezët në “International Champions Cup 2019” (VIDEO)

Arsenali e ka nisur në mënyrën të shkëlqyer aventurën në trofeun miqësor “International Champions Cup 2019”.

“Topçinjtë” mposhtën 2-1 skuadrën e Bajernit të Mynihut ndërsa të tre golat u shënuan gjatë pjesës së dytë.

Arsenal kaloi në avantazh falë autogolit të 17-vjeçarit, Louis Poznanski (49’), ndërsa rezultati u baraspeshua me anë të sulmuesit Robert Lewandowski (71’).

Fitoren ekipit të Emeryt ia siguroi Edward Nketiah (88’) dy minuta para fundit të takimit.

Ndeshja e ardhshme e Arsenalit është ndaj Fiorentinës, kurse ‘Bavarezët’ përballen me Real Madridin.

Related posts

Kovac thur lavde për mesfushorin e Bayern: Nuk është më i ngrirë

Isa.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT TEK “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer konfirmon: Ai duhet të dorëzohet dhe të largohet nga…

Delo.autor

FESTA E TITULLIT TË SERIE A/ 3000 tifozë dhe ndalim i alkoolit, ja skenari i Inter-it pas ndeshjes ndaj Sampdorias…

Delo.autor

Leave a Comment