Futboll Premier League Sport

Supriza, Rafa Benitez drejt stolit të ish-kampionëve të Premier League

Pasi arriti të bëjë mrekullinë me skuadrën e Newcastle, që një sezon më parë e ngjiti në Premier League dhe këtë vit arriti ta mbajë në këtë kampionat, trajneri spanjoll Rafa Benitez pritet të largohet në fund të këtij sezoni. Mediat britanike bëjnë me dije se skuadra e re e Benitez mund të jetë Leicester, që dy sezone më parë triumfonte në Premier League. Duket se “dhelprat” do të largojnë në fund të sezonit trajnerin francez Claude Puel, vendim që ka ardhur psa humbjes së turpshme dje 5-0 ndaj Crystal Palace.

58-vjeçari Benitez është konsideruar si një magjistar këtë sezon për bardhezinjtë, duke siguruar mbijetesën shumë javë më herët, por shpesh spanjolli ka patur polemika me klubin për sa i përket përforcimeve. Pronari aktual Mike Ashley po përpiqet të shesë skuadrën, ndërsa Benitez kërkon një ekip me ambicje dhe Leicester mund të jetë vendi i duhur për të bërë një tjetër mrekulli, ashtu siç ndodhi dy sezone më parë me trajnerin italian Claudio Ranieri.

Drejtuesit e Leicester duket se janë gati të investojnë te trajneri spanjoll, me shumë përvojë në Premier League, Serinë A dhe La Liga, pasi synojnë të rikthehen në Europë dhe me Benitez besojnë se mund t’ia dalin mbanë. Madje Leicester mund të bëjë edhe përforcimet e duhura në merkato, duke mbajtur edhe disa nga yjet aktualë si Mahrez dhe Vardy.

Related posts

SKANDALOZE/ France Football zbulon fituesin: Topin e artë e MERITON një francez…(EMRI)

Isa.Autor

YLLI I BARCELONËS AKUZON VALVERDEN DHE KLUBIN/ Rrëfehet mesfushori Rakitic: Ndihem i trishtuar…

Delo.autor

Iniesta prek zemrat e gjithë tifozëve me këtë deklaratë

Sadik.Autor

Leave a Comment