Futboll Sport

Tom Doshi e bën “zakon” karikon Vllazninë, premio të majme në rast fitoreje

Është momenti ku çdo motiv ekstra ka vlerë në një skuadër futbolli, sidomos për një ekip që menaxhohet nga bashkia dhe problemet financiare nuk mungojnë.

Deputeti Tom Doshi ka treguar edhe një herë tjetër se gjendet pranë skuadrës shkodrane në momentet e vështira. Ditën e djeshme është mësuar se ai do të ofrojë 10 mijë euro premio për lojtarët dhe stafin, në rast se këta të fundit do të arrijnë të marrin 3 pikët me skuadrën e Laçit dhe do të hedhin një hap të rëndësishëm në luftën për të mbijetuar në Superiore.

Kjo nuk është rastësi sepse deputeti i njohur në shumë takime i është ndodhur afër skuadrës në aspektin financiar dhe ka dhënë kontribut për të motivuar djemtë shkodranë që të nderojnë fanellën kuqeblu dhe të kalojnë këto moment të vështirë në të cilin ndodhen.

Related posts

DITA E PARË SI TRAJNER I GJERMANISË/ Rrëfehet Hansi Flick: Ja si rikthehemi në majë

Delo.autor

“DO QËNDROJ TE PSG EDHE PA…”/ Neymar: Qava 5 ditë pas humbjes ndaj Kroacisë në Botëror

F.autor

LAJM I KEQ PËR CR7/ Ronaldo humb një shifër të madhe parash kundrejt… Donald Trump-it

Delo.autor

Leave a Comment