Futboll Seria A Sport

Tare refuzon Manchester United dhe flet për të ardhmen

Kur kampionateve Europiane po i vjen fundi, merkato është një nga temat më të diskutuar. Shumë klube angleze kanë hedhur sytë drejt Seria A, ku me milionat e tyre synojnë të marrin disa prje lojtarëve që kanë spikatur në këtë sezon futbollistik. Manchester United ka hedhur sytë drejt dy talenteve të Lacios të zbuluara nga drejtori sportiv, Igli Tare, Luis Alberto dhe Milinkovic-Savic por edhe Immobile shihen nga Mourinho si futbollistë që mund t’i përshtaten skuadrës së tij dhe në dispozicion të klubit lacial janë vënë milion euro.

Por, sipas mediave angleze mëngjesin e sotëm, Tare i ka kthyer përgjigje negative ofertave nga ky klub, duke i bërë me dije se futbollistët do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm ku do të luhet në Champions League. Gjithsesi bisedimet do të vazhdojnë dhe United nuk parashikohet të dorëzohet lehtë.

Por, për mediat italiane pas ndeshjes së djeshme ndaj Torinos, të cilën Lacio e fitoi me rezultat minimal, Tare është shprehur se nuk ka pasur asnjë ofertë për futbollistët e tij. “130 milion euro për Milinkovic dhe Immobile? Nuk e di, unë nuk lexoj as gazetat dhe as nuk dëgjoj radio, pasi jam i përqendruar totalisht te skuadra. Mendoj se kemi një ekip të mirë dhe do të shohim se çfarë do të përmirësojmë gjatë merkatos, por rëndësi ka që fillimisht të arrijmë objektivin për të qenë në Champions në këto ndeshje të mbetura”, ishin fjalët e drejtuesit lacial, që vlerësohet si një prej më të mirëve në Seria A.

Por, një çështje që Tare duhet të zgjidhë është edhe e ardhmja e tij, pasi kontrata i skadon në muajin qershor. “Është një gjë që nuk e mendoj fare në këto momente. Jemi shumë pranë një objektivi madhor dhe për gjëra të tjera do të ketë mjaftueshëm kohë për të folur”, ka mbyllur Tare.

Related posts

I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT “ZOTIT TË FUTBOLLIT”/ Pamje nga ceremonia mortore e Maradonës

F.autor

E FUNDIT/ STUHIT E SHIUT NË ROMË: Ndeshja mes LAZIOS dhe INTERIT drejtë…

Isa.Autor

“NDOSHTA U KUPTOVA KEQ”/ Milner “tallet” me nervat e Sadio Mane: Ai reagoi ashtu sepse…

Delo.autor

Leave a Comment