Basketball Sport Të tjera

COVID-19/ Omicron edhe në NBA, më shumë teste dhe stadiumet në kapacitet 50%

Aktualisht, 60 basketbollistë që luajnë në NBA janë të infektuar me Covid-19 dhe ndodhen në karantinë, duke bërë që të mos luhen dy ndeshjet e para të sezonit 2021-2022. Mësohet se një pjesë e lojtarëve të infektuar me koronavirus kanë variantin e ri Omicron, çka ka sjellë mjaft panik te skuadrat.

Situata duket alarmante edhe për faktin se 43 raste janë regjistruar vetëm dy javët e fundit, duke bërë që masat anti-Covid të ndryshojnë sërish. Kështu, disa klube kanë vendosur të reduktojnë në 50% kapacitetin e stadiumeve të tyre, për të evituar që virusi të krijojë probleme për vijimin normal të sezonit.

Kjo rritje e rasteve me Covid-19 (13 raste vetëm ditën e martë) ka detyruar NBA-në që të dyfishojë testet edhe pse ato bëhen çdo ditë. Pritet që testet të zhvillohen dy herë në ditë ose çdo 18 orë. Së shpejti do të miratohen edhe rregulla të tjera anti-Covid, për të evituar ndonjë pezullim të kampionatit.

Related posts

Kampionati i femrave ka padron, nisin tolerimet dhe aty

Sadik.Autor

KËRKON KUALIFIKIMIN NE CHAMPIONS/ Monchi: Nuk do të ketë transferime të mëdha për Romën

Delo.autor

BËN GODITJEN NË FUND TË MERKATOS/ Manchester United arrin marrëveshjen me objektivin…

Delo.autor

Leave a Comment