Futboll Seria A

Tare zbulon të ardhmen e Anderson dhe sfidon Klopp për një shqiptar

Lazio ka disa yje që janë qendër të vëmendjes së klubeve më të mëdha në Evropë, pas performancave të shkëlqyera gjatë edicioneve të fundit me bardhekaltërit. Një ndër to është braziliani Felipe Anderson, i cili po monitorohet nga disa klube të Serie A dhe jo vetëm.

Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, foli për situatën e Felipe Anderson përpara ndeshjes kundër Salzburgu. “Felipe u dëmtua në fazën më të rëndësishme të sezonit dhe ka lojtarë të tjerë të rëndësishëm para tij”, tha ai në “Sky”. “Në fund të sezonit ne do të vlerësojmë gjithashtu mundësinë e qëndrimit të tij”, shtoi ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare.

Jo vetëm merkato në dalje, por edhe ajo në hyrje është shumë e rëndësishme dhe lacialët që tani kanë shënjestruar lojtarët që duan të afrojnë gjatë merkatos së verës. Një ndër ta është edhe mesfushori kosovar Valon Berisha. Sipas “Lalaziosiamonoi.it”, Lazio është shumë i interesuar për Berishën. Mesfushori që luan me Salzburg, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Evropë pas paraqitjeve në Europa League. Për 25-vjeçarin përveç Lazio, edhe trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp ka shfaqur interes dhe sipas mediave angleze ata kanë filluar bisedimet. Në gjurmët e tij është edhe Newcastle.

E ardhmja e trajnerit Inzaghi ka qenë temë e spekulimeve ditët e fundit me raporte që e lidhin me Napolin dhe Juventusin. Tare i hodhi poshtë këto zëra duke theksuar, se ai do të jetë pjesë e Lazio, pasi ata kanë një projekt të rëndësishëm dhe Inzaghi është dirigjenti. “Ne po flasim për një projekt të madh në Lazio. Është pjesë e punës për të parë klubet e tjera të lavdërojnë trajnerin tonë, por ai ka një kontratë të gjatë dhe e kemi mbyllur mirë. Kudo që ai të kthehet, ai mund të me shohë vetëm mua dhe presidentin Claudio Lotito!”, deklaroi Tare.

Related posts

SUPER YLLI KROAT DREJT LARGIMIT NGA REALI/ Luka Modric befason me ekipin e ri

Delo.autor

Vlerësimet rol pas roli për finalen, Kroacia mund Francën 8-4

Isa.Autor

Franck Ribery qëllimi im është të qëndroj në “Allianz Arena”

Q.Autor

Leave a Comment