Futboll Seria A Sport

Në Itali e bëjnë fakt të kryer/ Hysaj do të largohet nga Napoli për t’u transferuar te…

Shumë zëra por edhe një numër i qartësisht i sigurt: merkato e Napolit po lëviz përgjatë linjave të propozuara nga Aurelio De Laurentiis dhe Giuntoli për tek Carlo Ancelotti që do të jetë vendimtar për të hedhur firmën. Ka mbërritur Verdi dhe sulmi është i plotë, por duhen llogaritur dhe daljet e Mertens dhe Callejon, të cilët vlejnë 28 dhe 23 milion euro.

Mbrojtësi i krahut – Me pak fjalë, situata është duke u zhvilluar, sepse për alternativën e Hysaj-t, i cili ka qenë titullar gjatë sezonit të shkuar dhe që ka një klauzolë prej 50 milion eurosh, mund të jetë Berezinski ose i riu Hachimi. Në Napoli kanë nisur që të mendojnë seriozisht për të zëvendësuar shqiptarin, të cilin e blenë nga radhët e Empolit.

Hysaj, i cili në sezonin e sapo mbyllur të Seria A luajti dhe majtas, këtë herë shihet i larguar. Është “Gazzetta dello Sport” që në shkrimin e ditës së sotme qartëson situatën edhe më shumë, ku largimi i tij drejt një kampionati tjetër duket edhe më afër.

Kërkesat për shkodranin janë të shumta nga ekipe të Premier League, por pa mohuar interesimin e Bayern Mynih dhe të PSG-së. Megjithatë, fakti që mbrojtësi është një “ushtar i betuar” i Maurizio Sarri-t, do të thotë se ai mund ta ndjekë teknikun në rrugën e tij të re. Gjithçka është në pritje, por gazeta sportive italiane njofton se napolitanët janë në kërkim të një lojtari që të luajë në krahun e djathtë, që do të thotë se po përgatiten për të zëvendësuar shkodranin.

Related posts

Diesel nxjerr në treg linjën e re të veshjeve të inspiruar nga Milan

Q.Autor

MANCHESTER CITY “LUFTON” PËR TITULL/ Mesfushori Gundogan: Nëse një ditë do ta fitonim këtë trofe, atëherë klubi…

Delo.autor

 Jaylene Cook, modelja që s’mban gjë veshur (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment