Futboll La Liga

Te Real Madrid janë të fiksuar pas Salah, ofrohen miliona euro dhe një titullar!

Mohamed Salah është lojtari i momentit dhe paraqitjet e tij me skuadrën e Livepool kanë bërë që ai të jetë një ndër më të kërkuarit në merkato. Por, anglezët nuk do ta lënë të lirë lehtë 25-vjeçarin egjiptian që është kthyer në një idhull të tifozëve dhe një personazh mjaft i pëlqyer edhe në vendlindjen e tij. Gjithsesi kjo nuk i pengon skuadrat e tjera që të nisin merkaton në drejtim të sulmuesit, madje të bëjnë edhe ofertat e tyre. Mediat spanjolle kanë publikuar gjatë ditës së sotme, një ofertë-paketë që Real Madridi do të bëjë shumë shpejt në zyrat e klubit anglez për Salah. As më pak e as më shumë, por 150 milion euro, janë gati të paguajnë “galaktikët” për të marrë futbollistin. Por, paketa përfshin edhe mesfushorin Isco, që ka mbajtur një pozicion titullari në skuadër, por kohët e fundit nuk ka qenë shumë i preferuar nga Zidane.

Edhe pse në pamje të parë oferta është shumë e mirë, pasi Salah u transferua nga Roma te Liverpool për një shifër që nuk i arrinte 45 milion eurot, transferimi nuk do të jetë aq i lehtë. Fillimisht anglezët nuk do duan ta lëshojnë të paktën edhe për sezonin e ardhshëm “yllin” e tyre dhe përfitimet financiare nga shitja e tij i pretendojnë më të mëdha. Sipas drejtuesit të klubi Neymar nuk ka asgjë më shumë se Salah. Në momentin që klubi do të vendosë ta shesë, kartoni i lojtarit parashikohet të jetë një ankand i hapur, për atë skuadër që do të paguajë më shumë. Gjithashtu rol të rëndësishëm do të ketë edhe dëshira e futbollistit. Deri më tani Salah nuk ka folur për të ardhmen e tij dhe në ato pak raste që është pyetur nga gazetarët, është shprehur se ndihet i lumtur në “Anfield Road” dhe është i përqendruar në arritjen e objektivave sezonalë.

Related posts

Antonelli gati “lamtumirën” me Milanin, një “hap” larg skuadrës tjetër Italiane

Q.Autor

Kupa e Anglisë, Southampton sfidon Chelsea në gjysmëfinale

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Luis Enrique kthen një lojtar të Real Madridit në kombëtare pas 235 ditësh

Delo.autor

Leave a Comment