Futboll La Liga

Luhet derbi i Madridit, por Barça mund t’i mbyllë që sot llogaritë

Padyshim që kryendeshja e kësaj të diele do të jetë derbi i Madridit, mes Realit dhe Atleticos, në “Santiago Bernabeu”. Në këtë ndeshje skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane nuk vjen në një situatë komode, dhe duke parë ecurinë e të dyja skuadrave parashikohet një takim i vështirë për “Los Blancos”. Këta të fundit kanë statistikat më të këqija ndonjëherë ndaj rivalëve të qytetit, Atleticos, teksa në katër takimet e fundit në shtëpi, kanë regjistruar 3 humbje radhazi si dhe 1 barazim.

Kështu që fitorja është një detyrim për ta, duke marrë parasysh edhe renditjen e Barcelonës në La Liga. Një fitore për Realin do t’i mbante ende në lojë për titullin kampion, pasi nëse ata fitojnë dhe në rastin më të mirë për Galaktikët, Barcelona humbet sot ndaj Leganes, atëherë diferenca do të shkurtohej në 10 pikë. Gjithashtu suksesi për ekipin e Zidane do të ngushtonte diferencën edhe me “Los Colchoneros, në 1 pikë, duke i dhënë mundësi kampionëve të Evropës që ta mbyllin këtë sezon në vendin e dytë dhe jo të tretë.

Në rast se Real Madrid-Atletico Madrid mbyllet pa fitues dhe Barcelona fiton sot ndaj rivalëve të tyre, diferenca mes dy skuadrave do të shkonte në 15 pikë. Gjithashtu skuadra e Zidane duhet të bëjë kujdes edhe nga Valencia e vendit të katërt, pasi një hap fals i madrilënëve dhe një sukses i mundshëm i ekipit të drejtuar nga Marcelino Garcia Toral përballë Espanyol, do të ngushtonte shumë diferencën mes këtyre dy skuadrave, me Valencian që mund t’i rrezikojë edhe vendin e tretë Realit. Fitoja e Atletico Madridit, do të mbante gjallë shpresat e ekipit të Diego Simeones për titullin kampion, por do të ishte një situatë aspak e mirë për Realin.

Megjithatë që diçka e tillë të ndodhë, në kryeqytetin spanjoll duhet të shpresojnë te një hap i gabuar i Barcelonës sot në “Camp Nou” kundër Leganes, me katalanasit që gjithsesi konsiderohen si favoritë për të fituar titullin e La Ligas, herët ose vonë. Zinedine Zidane pritet që të hedhë në fushë formacionin e tij më të mirë, pavarësisht ndeshjes me Juventusin në Champions League, duke përfshirë Cristiano Ronaldon që nga minuta e parë, me portugezin, i cili është në garë edhe me yllin e Barcelonës, Lionel Messi për çmimin e Pichichi.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ANGLIA/ Klubi i Premier League arrin akordin me Inter-in për “Demin” Lautaro

Delo.autor

Nejmar arrin Ronaldon dhe Mesin me gola në botëror, iu deshën vetëm gjysma…

Isa.Autor

REALI prezanton COURTOIS: Gjithë karrierën kam punuar për të ardhur këtu

Isa.Autor

Leave a Comment