Futboll Sport

”Thembra e Akilit” në futbollin shqiptar, FSHF del me deklaratë zyrtare

“Sektori i Licencimit në FSHF njofton se ka përfunduar procesi i Licencimit të klubeve (paraqitja e të gjithë dokumentacionit të çdo kriteri nga ana e klubeve) aplikante për një Licencë në kompeticionet e UEFA-s në futboll, përkatësisht në: UEFA Champions League, UEFA Europa League, dhe UEFA Youth League.

Siç edhe jeni në dijeni ky proces ka filluar që nga muaji Dhjetor 2017 në të cilin Klubet Aplikante janë kontaktuar disa herë nga sektori i Licensimit, si dhe janë thirrur në seminare trajnimi dhe asistimi, të cilat janë organizuar në FSHF gjatë muajve Janar dhe Shkurt 2018.

Gjithashtu, Klubet Aplikante për licensë janë asistuar dhe monitoruar gjatë të gjithë kësaj periudhe nga ana e FSHF-së, (sidomos në përmbushjen e detyrimeve të Kriterit Financiar).

Procesi sipas afateve të vëna nga UEFA përfundoi në 31 Mars 2017.

Gjatë kësaj periudhe klubet që aplikojnë për Licencë kanë paraqitur të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të pesë kriteret që kërkon UEFA për të përmbyllur këtë proces:

1- Kriterin Sportiv

2- Kriterin e Infrastrukturës

3- Kriterin e Administratës & Personelit

4- Kriterin Ligjor

5- Kriterit Financiar

I gjithë dokumentacioni që Klubet Aplikante paraqitën në FSHF (gjatë muajit Prill 2017) i është vënë në dispozicion ekspertëve të çdo Kriteri, të cilët, pasi të bëjnë vlerësimet e tyre do të japin edhe konkluzionet përkatëse. Aplikimin për Licensë për pjesëmarrje në kompeticionet Europiane e përfunduan të dhjetë ekipet e Ligës Superiore. Pasi të vijnë konkluzionet e ekspertëve të të gjitha Kritereve, Komisioni i Licencimit të Klubeve pranë FSHF-së do të mblidhet javën e ardhshme për të dhënë, ose për të refuzuar licencat për të gjithë klubet aplikante, sipas dokumentacionit të dorëzuar në bazë të kritereve të kërkuara.

Sidoqoftë edhe në përfundim të mbledhjes së Komisionit përkatës, FSHF shikon jashtëzakonisht shumë prioritare integritetin e garës së mbetur në vijim, dhe moscënimin e saj, dhe në një moment oportun këto vendime do të bëhen publike”, – përfundon deklarata.

Related posts

Drejtori Sportiv i Romë, Monchi: Nëse Dzeko largohet, atëherë do të blejmë një lojtar tjetër

Q.Autor

FIFA, takime sekrete me “shtatë të mrekullueshmet” për një marrëveshje miliardere

Sadik.Autor

BOJKOTI I PREMIER NUK MJAFTON/ Sulmuesi i Manchester City-t bie pre e fyerjeve raciste. Ja reagimi i “Facebook”…

Delo.autor

Leave a Comment