Futboll Premier League

Tottenham i dyfishon rrogën, Pochettino merr vendimin për të ardhmen

Mauricio Pochettino është një nga trajnerët më të kërkuar dhe disa nga skuadrat më të mëdha në Europë, kryesisht jashtë Anglisë, ia kanë “shkelur syrin” trajnerit të Tottenham. Por argjentinasi ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij, kur ka thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga Premier League dhe se do të respektojë kontratën që ka me Tottenham.

Dua të përmirësohemi nga viti në vit. Kam firmosur një kontratë 4-vjeçare dhe që kur kam ardhur jam përpjekur që të reduktoj diferencën me skuadrat e mëdha në Premier. Dhe, mbi të gjitha, jam përpjekur që të krijon një projekt për të qenë gjithnjë kompetitivë, të kemi një stadium të ri, për të qenë një ekip pretendent edhe në Champions League”, tha Pochettino.

Më tej, trajneri 46-vjeçar, shtoi: “Projekti me stadiumin po shkon mirë dhe unë e klubi kemi të jnjëjtin vizion, për të vazhduar së bashku edhe në të ardhmen. Projekti që kemi nisur është shumë tërheqës, për të tashmen dhe ardhmen, ndaj dua të qëndroj këtu”, tha Pochettino. Mediat britanike shtojnë gjithashtu se presidenca e Tottenham ka gati një kontratë të re për trajnerin argjentinas, duke i ofruar 10 milionë euro për sezon, shumë që do të largojë pretendentët.

Related posts

Sampdoria fut Romën në krizë totale, 5 ndeshje pa fitore në Serie A

Q.Autor

ATHLETIC BILBAO-BARCELONA/ Pas një asist “MAGJIK” nga Pedri, Messi ndëshkon për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

MUSKUJ PREJ KRISTALI/ Tani Dibala vë në rrezik edhe rinovimin me Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment