Moto GP

Rossi: “As mish as peshk”, pista na prishi planet gjatë provave

Valentino Rossi ka mbetur i zhgënjyer nga rezultati i arritur në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Argjentinës në Moto GP, ku ai do ta nisë garën e sotme nga vendi i 11-të. Për pilotin italian të Yamaha provat zyrtare u kushtëzuan nga pista, që sipas tij në disa zona ishte e thatë dhe në disa të tjera e lagësht.

“Situata ishte në limite. Edhe sikur të përdorja goma shiu, nuk do të arrija një rezultat më të mirë. Nuk kishim goma të përshtatshme për asituatën e krijuar, ndaj dhe u rendita kaq dobët në prova”, sqaroi situatën e krijuar Rossi.

Megjithatë, poiloti italian shprehet se ka gati disa zgjidhje për të dalë nga kjo situatë, për të arritur një rezultat më të mirë gjatë garës. “Na mbetet të shpresojmë që gara të jetë ose në një pistë të thatë ose në një pistë të lagur, pasi në kushtet e provave zyrtare, me një pistë të “ndërmjetme”, do të jetë e vështirë. Ose na duhet të garojmë me shumë kurajo dhe të marrim përsipër risqe, që mund të na penalizojnë”, tha Rossi.

Related posts

MOTO GP/ Marquez dominon edhe në Çeki, titulli më pranë

Delo.autor

KALENDARI VAZHDON TË NDRYSHOJË/ Moto GP anulon tre gara të tjera, por në nëntor do të ketë një surprizë

Delo.autor

MOTO GP/ Marquez bën ligjin në Spanjë, triumfon në “shtëpi” dhe merr kreun e renditjes

Delo.autor

Leave a Comment