Gossip Sport

Tradhtoi Khloe Kardashian, tifozët irritohen me basketbollistin

Tristan Thompson, është në qendër të kritikave pas skandalit që qarkulloi ditët e fundit në mediat sociale. Pak ditë më parë, u publikua një video nga TMZ që tregonte lojtarin e NBA duke u puthur me dy femra. Ai u “kryqëzua” nga tifozët e Cleveland Cavaliers në ndeshjen kundër Neë Yourk Knicks pasi tradhtoi bashkëshorten e tij që ishte shtatzënë, Khloe Kardashian.

27-vjeçari është kritikuar nga tifozët të cilët ishin të pranishëm në shkallët e pallatit të sportit për të mbështetur skuadrën e tyre, por u shprehen të pakënaqur për aktivizimin e tij.

Në videon e postuar pak ditë më parë, Thompson ishte ulur pranë dy vajzave, të cilat e përqafojnë dhe puthin ndërsa shkëmbejnë të qeshura dhe flirtojnë. Në fund të videos shfaqet edhe një vajzë e tretë e cila gjithashtu e puth basketbollistin. Sikur të mos mjaftonte kjo, “Daily Mail” ka publikuar një tjetër video ku tregon lojtarin teksa puth një të huaj në një lokal në Manhattan të shtunën e kaluar. TMZ më tej ka treguar se sportisti me të njëjtën vajzë që ishte në klab është parë teksa shkonte në hotel me të.

Partnerja e tij, ka përfunduar në spital pasi ka parë lajmet lidhur me tradhtinë që i ka bërë i dashuri ndërsa mediat amerikane kanë shkruar që ajo ka vendosur që t’a lejojë atë të takojë vajzën e tyre pasi të lindë. Më pas lidhur me marrëdhënien e tyre do ta vendosin më vonë, pasi e ka të vështirë që t’a harrojë.

Related posts

NDALEN BARDHEBLUTË/ Flamurtari i merr barazim Tiranës në frymën e fundit

Delo.autor

Brazili një “bunker” për titullin, 15 ndeshja pa pësuar nën drejtimin e Tites

Sadik.Autor

NATIONS LEAGUE/ Shqipëria kërkon revanshin në Lituani, UEFA cakton gjyqtar një 31-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment