Futboll Sport

Trajneri i ri Italisë do të debutojë me një ndeshje historike

28 maji do të jetë një ditë e veçantë për kombëtaren e futbollit të Italisë. “Axurrët”, në fakt, do të zbresin në fushë për të luajtur një miqësore kundër Arabisë Saudite. Ndeshja që do të luhet në Zvicër, do të jetë historike, duke parë se këto dy kombëtare nuk janë ndeshur kurrë më parë.

Por kjo sfidë do të jetë e veçantë edhe për shkak se do të jetë ajo e debutimit të trajneri të ri të Italisë, i cili, me përjashtim të surprizave, pritet të jetë Roberto Mancini. Vetë drejtuesit e Federatës Italianë të futbollit kanë bërë të ditur se emri i trajnerit të ri do të zbulohet 20 majin e ardhshëm, pak poara fundit të kampionatit dhe finales së Champions League.

Siç u tha më sipër, kandidati kryesor është Roberto Mancini, i cili duhet të prishë kontratën që ka me Zenit-in për të nisur aventurën e re në drejtim të përfaqësueses. Emrat e tjerë janë Carlo Ancelotti, Antonio Conte dhe Ranieri. Pas debutimit me Arabinë Saudite, trajneri i ri i Italisë do të drejtojë përfaqësuesen në ndeshjen që do të zhvillohet më 1 qershor në Nicë kundër Francës dhe 3 ditë më pas në “Allianz Stadium”, kundër Holandës.

Related posts

PO HUMB TERREN ME MARQUEZ/ ROSSI lëshon ALRAMIN: Nuk duelojmë dot as për…

Isa.Autor

“KU ËSHTË CR7”? ​Tifozët e Barcelonës këndojnë për Ronaldon në Bernabeu

F.autor

Ndryshon plani/ “Ylli” i Realit gati të transferohet në Angli

Isa.Autor

Leave a Comment