Futboll Sport

Jo vetëm duel mes dy skuadrave, në Korçë sot luhet dhe për një tjetër çmim

Supersfida e javës së 31-të të kampionatit mes Skënderbeut dhe Kukësit që do të luhet sot në orën 19:00 pritet të krijojë një atmosferë të veçantë e cila do jetë ndër të veçantat për shkak se Skënderbeu është shumë pranë “vijës” së finishit. Në rast se korçarët ia dalin ndaj kampionëve, shpallen kampionë matematikisht.

Por ky nuk është titulli i vetëm, pasi protagonistë në fushë do të jenë dy golashënuesit më të mirë të kampionatit. Sindrit Guri për Kukësin që ka shënuar 15 gola deri tani dhe Ali Sowe për Skënderbeun që ka gjetur portën 14 herë këtë sezon.

Të dy sulmuesit do jenë në “luftë” me njëri-tjetrin sot pasi, një gol i vetëm i shënuar nga njëri prej lojtarëvenë fjalë mund të jetë deçizim për fitimin e Këpucës së Artë.

Related posts

SQARON TË ARDHMEN E TIJ/ Neymar: Dëshiroj që një ditë të luajë në…

Isa.Autor

LIVE/ Liga e Kombeve: Gjermania e fillon me gola, luhet ndeshje që vendos fatin e Shqipërisë

Isa.Autor

LIGA E KONFERENCËS/ UEFA çon Juxhin Xhajën te skuadra e Erdoganit, Jorgji caktohet të drejtojë shqiptarët

F.autor

Leave a Comment