Futboll Sport

Transferimi i Gurit, dënimi i Skënderbeu dhe stadiumi i ri: Rrëfehet Safet Gjici

Kukësi vjet fitoi titullin kampion për herë të parë në histori, ndërkohë që sivjet kjo është e pamundur, pasi Skënderbeu nëse fiton të dielën ngre trofeun, madje para syve të verilindorëve. Presidenti i kampionëve në fuqi ka folur së fundmi në “Report Tv”, teksa fillimisht ka treguar se nuk ka vënë një çmim për Sindrit Gurin, për të cilin thuhet se nuk heq dorë pa 1 milion euro. “Për Gurin janë afruar shumë për të dhënë oferta dhe disa nga këto oferta janë të vërteta, por klubi i Kukësit pret ofertat me shkrim. Jemi në bisedime. Unë nuk kam përcaktuar çmim, natyrisht kjo varet nga klubet që do sjellin ofertat dhe nëse do biem dakord edhe për një përqindje të kartonit në momentin që mund të shitet diku tjetër”, thotë fillimisht Gjici.

PJESËMARRJA NË CHAMPIONS – Më tej ai komenton edhe për dënimin e Skënderbeut, por nuk i gëzohet asaj që u ka ndodhur korçarëve: “Ne nuk presim që të ndërtojmë mirësinë tonë nga fatkeqësia e tjetrit. Natyrisht që Skënderbeu, gjithashtu edhe Kukësi, i kanë dhënë tonin kampionatit shqiptar. Janë dy ekipe që kanë kaluar shumë ture në kupat e Evropës. Skënderbeu ka bërë shumë herë më mirë se sa Kukësi, sepse është futur dy herë në grupe të Europa League. Ka përfituar gjithë futbolli shqiptar nga ecuria këtyre dy ekipeve për t’u rritur koeficienti. Kjo rritje për futbollin shqiptar, përkthehet në lekë”.

STADIUMI I RI – Fusha e stadiumit “Zeqir Ymeri” ka qenë një problem këtë sezon, ndërkohë që presidenti Gjici dëshiron shumë që të luajnë në të ardhmen aty në kupat e Europës. Në lidhje me ndërtimin e stadiumit të ri, ai ka deklaruar: “Projekt-ideja është, tani duam të bëjmë projekt-zbatimin, në kuptimin që të jemi të gatshëm për të nxjerrë fondet nga Qeveria 50% dhe 50% nga FSHF. Besoj brenda parametrave që parashikojmë ne, kur të mbyllet edhe sezoni, të fillojmë zbatimin e projektit”.

Related posts

REAGON Willian: Kam parë spekulime rreth Barcelonës, vëmendja ime është tek…

Isa.Autor

GJERMANI-SPANJË/ Një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël mes dy ekipeve (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Manjati rusogrek i PAOK-ut, ndihmë Putinit për ushtarakët e arrestuar në Turqi

Sadik.Autor

Leave a Comment