Futboll Premier League Sport

Trent Alexander-Arnold: Ndonjëherë nuk e duroj dot Salah për këtë arsye…

Mbrojtësi i Liverpool Trent Alexander-Arnold ka thënë se ndonjëherë ai ka raste që nuk e duron dot Mohamed Salah pasi ai është një makth për kundërshtarët edhe në stërvitje.

Sulmuesi egjiptian po kalon sezonin e jetës në vitin e tij të parë në Anfield, duke shënuar 43 gola në 47 ndeshje që kur iu bashkua Roma-s verën e kaluar.

Ai ka qenë shumë i rëndësishëm edhe në ndeshjen e fundit ndaj Roma-s, duke shënuar dy gola dhe dy asiste në gjysmëfinalen e Champions League të fituar 5-2.

Por Alexander-Arnold, i cili luajti 90 minuta ndaj Roma-s, ka pranuar se ndihet i lehtësuar që nuk ndeshet me Salah në ndeshje kompetitive.

“Gjatë javës është një makth i vërtetë kur je kundër tij,” shprehet mbrojtësi për gazetarët. “Gjatë javës, ka momente që nuk e duroj dot pasi ato gjëra që bën në fushë mi bën mua.

“Ato gjëra bën ai, ditë për ditë. Jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër dhe jo kundërshtar.”

Related posts

Skedina që iu bën me para, ja si dalin dy ndeshjet e ‘Championsit’

Q.Autor

(FOTO) Kur treshja fantastike bëhet bashkë/ Beckham takohet me Ronaldon dhe Roberto Carlos

Q.Autor

Neymar ka frikë për Botërorin, te Brazili e sjellin dhe largojnë me…

Sadik.Autor

Leave a Comment