Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Çfarë ndodhi në “Allianz Arena”? UEFA nis procedim disiplinor për Bayernin

UEFA ka raportuar se një procedurë disiplinore është hapur për Bayern Munich, lidhur me incidentet që kanë ndodhur pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të luajtur të mërkurën mbrëma, kundër Real Madridit (1-2).

Në fund të ndeshjes në fjalë, disa tifozë u hodhën në fushë, nga drejtime të ndryshme të “Allianz Arena”, të cilët duheshin “neutralizuar” nga personeli i sigurisë, për të ruajtur integritetin e lojtarëve.

Sikurse duket edhe në foto, njëri prej tifozëve ia ka dalë t’i afrohet shumë afër Ribery dhe ta tërheqë për fanelle francezin, për ta përqafuar si duket, sepse anësori ishte më i miri te bavarezët në këtë sfidë.

Akuzat që aplikohen ndaj Bayern Munich në këtë rast janë ato për “pushtimin e fushës”, sipas nenit 16 (2) të rregullave disiplinore, si dhe për shfaqjen e një baneri të paligjshëm, me një mesazh të natyrës ofenduese. Rasti do të adresohet nga Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, më 31 maj.

Related posts

NEYMARI I RI/ Man United sfidon Barcelonën për talentin 60 milionësh

Isa.Autor

AKUZON HAPUR VAR-IN/ Mesfushori Muniain: Po shohim në favor të cilës skuadër vendos gjithmonë…

Delo.autor

MBI SERIA A DHE LUFTA PËR TITULL/ Sacchi: Do të jetë një garë treshe, ndërsa Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment