Albanian Stars Futboll Sport

U-16/ Kombëtarja e Mustedanagic kthehet me trofe nga San Marino

Kombëtarja U-16 ka triumfuar edhe në ndeshjen e fundit të luajtur në kuadër të turneut “UEFA Development U-16”. Fillimisht kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic fituan me anë të penalltive 4-3 ndaj Italisë, më pas mposhtën Armeninë 2-0 dhe në takimin e tretë dhe të fundit mundën San Marinon me rezultatin 3-1.

Ndeshja u zhvillua sot në orën 11:00 në stadiumin “Montecarlo”, në San Marino, ku arritën të fitonin falë dopietës së Papës në minutat 48-të dhe 78-të dhe të Sulovarit në minutën e 74-ët. Me këtë rezultat, kuqezinjtë e vegjël kanë grumbulluar pas tre sfidave 8 pikë duke u renditur në vendin e parë dhe kështu u shpallën fitues të këtij turneu. Përfaqësuesja jonë ka zhvilluar tre ndeshje mjaft të mira, ndaj do të kthehen në kryeqytet me trofe.

Në përballjen e sotme, tekniku Mustedanagic aktivizoi këtë 11-she sot ndaj përfaqësueses U-16 të San Marinos:  Ceka (c), Shehu, Zaimi, Kadriaj, Doda, Sulovari, Beqiri, Elbasani, Vasjari, Kuqi, Nikaj.

Rezultatet e ndeshjeve të tre ndeshjeve të zhvilluara në këtë turne:

Shqipëria U-16 1-1 Italia U-16 (4-3) me penallti

Shqipëria U-16 2-0 Armenia U-16

Shqipëria U-16 3-1 San Marino U-16

Renditja:

Shqipëria        8 pikë

Italia               7 pikë

San Marino     2 pikë

Armenia          1 pikë

Related posts

Barcelona dhe Reali në ‘luftë’ për të transferuar këtë sulmues

Q.Autor

TRE KLUBE TË MËDHA KËRKOJNË TALENTIN/ Real Madrid gati të shesë sulmuesin…

Delo.autor

AKSIDENT I TMERRSHËM/ Tronditet bota e sportit, ndahet nga jeta ish kampioni i botës

Isa.Autor

Leave a Comment