Moto GP Sport

MOTO GP/ Në heshtje i pari, Dovizioso: Ky pozicion ka rëndësi në fund të sezonit

Ashtu si në Argjentinë dy javë më parë edhe në pistën e Austin, në Amerikë, piloti italian Andrea Dovizioso ka bërë një garë “mbrojtëse”, duke u përpjekur të grumbullojë sa më shumë pikë, duke e ditur se shanset që të fitojë ishin të pakta. Vendi i pestë arritur në garën e fundit i dha mundësi pilotit të Ducati që të ruajë kreun e renditjes në Moto GP, me vetëm 1 pikë avantazh ndaj spanjollit Marc Marquez.

Të garosh në Europë duke qenë i pari në renditje është një lajm i mirë. Në Amerikë bëmë një hap të rëndësishëm përpara, duke dueluar mes më të mirëve dhe arritëm një pozicion të mirë. Jam i fortë kur më duhet të menaxhoj situata të tilla. Natyrisht që do të doja një pozicion më të mirë, por edhe vendi i pestë nuk është keq, duke qenë se morëm pikë të rëndësishme për renditje”, u shpreh Andrea Dovizioso.

Dovizioso i di mjaft mirë pikat e dobta të motorit Ducati dhe shpreson që me kalimin e kohës situata të ndryshojë. “Në mesin e kthesave gjithnjë humbasim terren ndaj rivalëve, por jemi shumë të shpejtë kur kapim shpejtësinë maksimale dhe në pjesët e drejta. Kemi bërë një hap të madh përpara, por ende nuk është e mjaftueshme. Gjithsesi, jam i pari dhe duhet të jem i kujdesshëm në garat e ardhshme për të ruajtur këtë pozicion, duke fituar”, tha Dovizioso.

Related posts

“DO TË JEMI…”/ Mane tregon ëndrrën: Zgjohem çdo mëngjes duke i përkëdhelur…

Delo.autor

E BUJSHME/Skënderbeu po pret me ankth vendimin e CAS-it, klubi shtyn datën e grumbullimit

Delo.autor

I bie pishmanit, lojtari i njohur: Dua të rikthehem te Interi

Sadik.Autor

Leave a Comment