Futboll

Valon Berisha në Lazio? Kush thotë fjalët më të mira për të

Valon Berisha po shkëlqen këtë sezon te Salzburgu. Në verë, mesfushori i Kombëtares së Kosovës mund të ndërrojë skuadër.

Salzburgu ishte kundërshtari i radhës që shorti i hedhur në Nion të Zvicrës iu vendosi përballë italianëve të Lazios, në çerekfinalet e Europa League.

Por, përpara nisjes së sfidës së parë mes këtyre dy ekipeve, drejtori sportiv shqiptar i lacianve, Igli Tare gjeti kohën të fliste për mediat e vendit të Apenineve mbi rivalin, por edhe merkaton, duke veçuar shqiptarin Valon Berisha, për të dhënë kështu sinjale se Lazio mund të shkojë për të në verë.

“Më pëlqen në veçanti Berisha, të cilin e ndjek prej kohësh tashmë, sepse më duket shumë i zoti. Por më pëlqen edhe Dabbur”, theksoi Igli Tare.

Berisha shënoi gol kundër Lazios mbrëmë, por nuk arriti të shpëtoi Salburgun nga humbja 4-2 në takimin e parë në çerekfinale të Europa League. /Gazeta Express/

Related posts

KATASTROFË për Milanin! Ja ku po transferohet Donnarumma

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Liverpool kursen golat për Roma-n, barazon me Stoke në “Anfield”

Sadik.Autor

MERR FUND DILEMA/ MILANI arrinë AKORDIN me mesfushorin 23 vjeçarë (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment