Futboll

Mavraj hakmerret ndaj Hamburg-it, detyron klubin të emërojë trajner teknikun e femrave

Pak ditë më parë trajneri i Hamburg, Christian Titz, e dërgoi Mërgim Mavrajn të stërvitet me ekipin e të rinjve, si masë e formës jo të mirë të futbollistit kuqezi. Ky vendim, sipas gjermanes ‘Bild’, i ka shkaktuar mjaft probleme skuadrës së Hamburg, pasi ka shkelur kontratën që ka me mbrojtësin kuqezi, si edhe statusin e lojtarëve profesionistë, që duhet të stërviten vetëm nga një trajner me licencë.

Momentalisht skuadra U-21 e Hamburgu-t stërvitet nga Steffen Weiß, i cili nuk disponon licencën e përshtatshme për këtë rast. Këtë detaj e kanë evidentuar përfaqësuesit e Mavrajt të cilët kanë vendosur në dijeni drejtuesit e Hamburgut për shkeljen, duke lënë të hapur mundësinë që të merrnin hapat e nevojshëm ligjorë.

Fakti që futbollisti 31-vjerçar ka të drejtë në qëndrimin e tij, u shoqërua me alarm te Hamburgu, me klubin që vetëm prej rastit të Mavrajt punësoi me kohë të pjesshme ish-sulmuesin profesionist, Vahid Hashemian që mori për disa ditë drejtimin e ekipit të të rinjve.

Gjithmonë sipas ‘Bild’ kjo situatë nuk mund të vijojë për shumë gjatë, pasi Vahid Hashemian punon edhe në skuadrën e 17-vjeçarëve dhe për këtë arsye Hamburgu-t i duhet të gjejë një zgjidhje tjetër.

Gazeta shkruan se duke nisur nga java e ardhshme do të emërojë një tjetër trajner te ekipi i 21-vjeçarëve, vetëm që ai të jetë i përshtatshëm për të stërvitur mbrojtësin shqiptar. Bëhet fjalë për Achim Feifel, ish-trajnerin e ekipit të femrave të Hamburgut.

Edhe pse klubi po punon të marrë masat, në situatën e krijuar dhe me shkeljen e evidentuar të kontratës, mbetet aktuale mundësia që në fund të sezonit Mërgim Mavraj të kërkojë prishjen e kontratës me Hamburgun, një vit përpara përpara përfundimit të marrëveshjes.

Related posts

Mungesa të mëdha në prag të Lushnjes, te Kukësi është shansi për të rinjtë

Sadik.Autor

Piero Ausilio komenton zërat e merkatos për De Vrij dhe Martinez

Q.Autor

TESTI IDEAL PËR TË EKSPERIMENTUAR/ Sylvinho sjell një Kombëtare ndryshe, ndaj Bullgarisë priten 6 ndryshime

F.autor

Leave a Comment