Futboll Premier League Sport

Mourinho përballë Conte, historiku i një sfide plot tension…

Ishte një nga përplasjet më të ashpra në historinë e Premier League, por duket se Antonio Conte dhe Jose Mourinho kanë premtuar se nuk do të sulmojnë më njëri-tjetrin jashtë fushës së lojës, teksa përgatiten për një betejë brena saj, ditën e diel.

Mourinho e ka quajtur Conte si një kloun cirku, Conte ka thënë për Mourinho se vuan nga skleroza, Mourinho i ka kujtuar Conte se është dënuar për trukim rezultatesh… ishte një luftë deri diku e shëmtuar mes tyre në çdo konferencë për shtyp.

Edhe pse Mourinho këmbëngul se gjithçka është sqaruar pas takimit me trajnerin e Chelsea në ndeshjen e fundit në “Old Trafford”, tensioni do të rritet sërish kur Manchester United dhe Chelsea do të përballen në finalen e “FA Cup”, Kupa e Anglisë.

Dy trajnerët janë përballur gjashtë herë me njëri-tjetrin gjatë karrierës së tyre që ka nisur në Serie A dhe po vazhdon në Premier League.

Ndeshja e parë ndodhi kur Mourinho mori drejtimin e Inter dhe do të luante në fushën e Atalanta të drejtuar nga Conte, që luftonte për “mbijetesë”.

Të besuarit e Mourinho kalon në avantazh me Diego Milito dhe më pas goditën shtyllën në një ndeshje që po e dominonin totalisht. Por Wesley Sneijder u ndëshkua me karton të kuq dhe Atalanta shënoi nëntë minuta para fundit duke marrë një barazim që nuk mendohej, i vetmi barazim mes Mourinho dhe Conte.

Të dy trajnerët u ndëshkuan me karton të kuq dhe e panë një pjesë të ndeshje nga tribuna. Conte u ndëshkua sepse u fut në fushë, ndërsa Mourinho sepse duartrokiti në mënyrë sarkastike gjyqtarin.

Kjo ishte përballja e tyre e vetme në Itali, ndërsa pas shtatë vitesh sfida u transferua në Premier League.

Gjatë sezonit të tij të parë te Manchester United, Mourinho u rikthye në “Stamford Bridge” në tetor 2016 dhe ishte një përvojë shumë e hidhur, teksa ish-skuadra e tij, Chelsea, fitoi 4-0.

Mourinho kundërshtoi ashpër reagimin e Conte, që festoi me tifozët, si i çmendur, golin e katërt ndaj “djajve”. Portugezi e pa si mungesë respekti dhe në fund të ndeshjes, me gjakun në kokë, u tregua shumë i ashpër kur i shtrëngoi dorën italianit.

Katër muaj më vonë, Chelsea fitoi sërish ndaj United, 1-0 në Kupën e Anglisë, me golin e N’Golo Kante. Në këtë ndeshje, dy trajnerët u ndanë nga gjyqtari i katërt Mike Jones, pasi patën një debat të ndezur me njëri-tjetrin. Conte u tërbua me sjelljen e mbrojtësve të United ndaj Eden Hazard dhe në konferencën për shtyp pas ndeshjes akuzoi Mourinho se ishte ai që i kishte urdhëruar të luanin në të tillë mënyrë.

Përgjigja e Mourinho ishte rinovime dhe kishte të bënte me “mrekullinë” që ndodhi në kokën e Conte: “Nuk kam ndërmend të humbasë flokët duke folur për Conte.”

Kjo sjellje do të ndryshonte një vit më vonë dhe kur i thanë se e kishte humbur pasionin e dikurshëm në sjelljen gjatë ndeshjeve, “Special One” u përgjigj: “Nuk mund të sillem si kloun, si Conte në ndeshjen e parë në Premier League.”

“Unë mendoj se ai duhet të shohë atë që ka bërë në të kaluarën. Ndoshta e kishte fjalën për veten që dikur ka qenë klouni më i madh. Mendoj se një njeri që harron atë që ka bërë apo si është sjellë vuan nga skleroza dhe duhet kuruar.” – ishte përgjigja e Conte.

Mourinho nuk e vonoi replikën dhe kujtoj faktin se Conte ishte pezulluar në Itali, disa vite më parë, sepse ishte përfshirë në “fiksimin e rezultateve” të ndeshjeve.

Atëherë, ish-trajneri i Juventus u dënua me dhjetë muaj skualifikim, që më pas u reduktua në 4 muaj, si person në dijeni të fakteve në sezonin 2012-13 kur ky i fundit drejtonte Siena, që fitoi disa ndeshje në mënyrë të çuditshme. Conte e çoi më tej çështjen në gjyq dhe u shpall krejtësisht i papërfshirë në këtë mesele.

Italiani tha: “Me këto fjalë më ka prekur, sepse ai dhe të gjithë e dinë të vërtetën. Kur gjykata thotë që je i pafajshëm një njeri i vogël nuk mund ta diskutojë vendimin.”

Mourinho, më në fund, e arriti fitoren e parë kundër Conte, 2-0 në “Old Trafford” dhe vetë trajneri i Chelsea pranoi se fitoi skuadra më e mirë. Gjithsesi, kjo humbje nuk e pengoi Chelsea të shpallej kampion i Premier League.

Në këtë sezon, 2017-18, Mourinho pati një tjetër rikthim të hidhur në “Stamford Bridge”, teksa në nëntor Chelsea e mposhti me golin e Alvaro Morata, duke shënuar fitoren e tretë të Conte ndaj Mourinho, ndërsa fitorja e dyte e “Special One” erdhi në shkurt, 2-1 në “Old Trafford”, me golin e fitores të shënuar nga Jesse Lingard, i cili e nisi ndeshjen nga stoli.

Ishte momenti kur portugezi dha se ata ishin mërzitur nga “lufta e fjalëve” dhe vendosi t’i shtrëngojë dorën Conte, duke e ftuar atë në një takim të gjatë në zyrën e tij në “Old Trafford”.

Të dielën do të jetë etapa e qetë i këtij dueli që ka qenë i ndezur, u bë shumë i ndezur, u qetësua disi, por që mund të shpërthejë sërish të dielën.

Viti         Veprimtaria       Ndeshja                               Rezultati

2010     Serie A                  Inter-Atalanta                   1-1

2017     Premier               Man.United-Chelsea       0-4

2017     FA Cup                 Man.United-Chelsea       0-1

2017     Premier               Man.United-Chelsea       2-0

2018     Premier               Man.United-Chelsea       0-1

2018     Premier               Man.United-Chelsea       2-1

 

Bilanci: 6 ndeshje, 2 fitore Mourinho, 1 barazim, 3 fitore Conte

Related posts

“BETEJA” NAPOLI-PSG /Ja statistikat dhe kuriozitetet e “finales” së grupit C

Isa.Autor

KLOP THUMBON MADRILENIN/ Më mirë një humbës i keq sesa…

Isa.Autor

U LËNDUA NGA TËRMETI TRAGJIK/ Dy futbollistët e Kombëtares surprizojnë vogëlushin 10-vjeçar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment