Futboll

Ventura zbardh disa të vërteta për Italinë

Gian Piero Ventura ka thyer heshtjen dhe ka folur për eliminimin e Italisë nga Botërori “Rusi 2018”. Ish-trajneri i “axurrëve” i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Radio Kiss Kiss Napoli lidhur edhe me mungesën e aktivizimit të sulmuesit, Lorenzo Insigne. Tekniku 70-vjeçar nuk ka dhënë një përgjigje të plotë për këtë, megjithatë ka bërë komentin e tij.

“Nëse kthehemi pas, a do t’a kisha aktivizuar Insigne kundër Suedisë? Nuk mund të flas për këtë tani, më vonë do të them gjithë të vërtetën. Sigurisht që janë përgjegjësi të mëdha, por ka edhe gjëra që nuk dihen. Tani nuk mundem të flas për këtë, por më vonë do t’i përgjigjem edhe kësaj pyetjeje. Tani dua vetëm të kthehen dhe të punoj në ekip, pas kësaj eksperience të tmerrshme”- ka thënë Ventura.

Italia humbi mundësinë e pjesëmarrjes në Botërorin që do të zhvillohet në muajin qershor në Rusi, pasi u mund me rezultatin e përgjithshëm 1-0 nga Suedia në “Play Off”. “Të kaltërit” u mundëm 1-0 në transfertë ndërsa në ndeshjen e dytë në shtëpi u ndalën në shifrat e bardha 0-0. Rezultat që përfundimisht i la jashtë këtij kompeticioni. Italia ndodhej në Grupin G me Shqipërinë, Izraelin, Spanjën, Maqedoninë dhe Lihtenshtein. Kombëtarja iberike kryesoi grupin, e ndjekur nga Italia, e treta Shqipëria, e katërta Maqedonia dhe Lihtenshtein i fundit.

Related posts

RIVALITETI QË NUK VDES KURRË/ Dueli në distancë, MESSI mposht RONALDON (STATISTIKA)

Isa.Autor

REALI jo më i njëti pa RONALDON/ Legjenda madrilene kundërshton: Do të bëjnë…

Isa.Autor

ERDHI SINJALI? Nëna dhe motra e Neymar udhëtojnë drejt Barcelonës. Pritet…

F.autor

Leave a Comment