Futboll Sport

NAPOLI ME NJË LIDER MË PAK/ Rrahmani u largua i dëmtuar nga fusha mbrëmjen e djeshme

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është lënduar në ndeshjen e Napolit ndaj Bragës në Champions League.

Napoli e nisi edicionin 2023/24 në këtë turne me fitore 2-1 në transfertë ndaj Braga.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për kampionët e Italisë pasi humbën njërin nga lojtarët kryesor të skuadrës.
Bëhet fjalë për kapitenin e Kosovës, liderin e mbrojtjes së tyre, Rrahmanin, i cili u largua nga fusha i dëmtuar.

Rrahmani u detyrua të largohet në minutën e 13-të të ndeshjes pas një tendosje muskulore në kofshën e majtë. Sipas mediumit “Sky Sport”, Rrahmani do ta humbasë së paku ndeshjen e ardhshme në fundjavë ndaj Genoa në Serie A

Related posts

ANTONIO CONTE MBËRRIN NË MILANO/ Ja dita kur nënshkruan kontratën me Interin

Delo.autor

I THA “JO” MILANIT/ SUPER skuadrat anglez hidhen në sulm për SUAREZIN 

Isa.Autor

Nuk ndalet Man City, Jesus shënon golin e tretë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment